• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri: Situata mjaft e rrezikshme! Rusia kundra zhvillimit të NATO-s, konfliktet prej 2014

by
10/02/2022 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj në Report Tv, tha se Ukraina nuk kërkon përplasje ushtarake me Rusinë, por vetëm paqe. Shukrov thekson se Ukraina është e përgatitur me forca ushtarake ndërsa gjithashtu edhe qytetarët janë në gatishmëri.

Sakaq, ai e paraqiti situatën mjaft të rrezikshme. Sa i përket qëndrimit të Shqipërisë që rreshtohet në krah të Ukrainës, Shkurov deklaroi se Shqipëria pozicionohet si partner jo vetëm kohët e fundit, por prej disa kohësh.

“Në momentin e adresimit të Shqipërisë në NATO, ka filluar mbështetjen ndaj Ukrainës. Gjatë kryesimit në OSBE të Shqipërisë, ka mbështetur Ukrainën në të gjitha çështjet. Në të gjitha organizatat ndërkombëtare që kanë ndikim, zëri i Shqipërisë ka qenë i dëgjueshëm. Integriteti territorial i Ukrainës ka pasur mbështetjen e Shqipërisë.”-deklaroi Shkurov.

I pyetur se si arriti Rusia dhe Ukraina deri në këtë pikë, ku tensionet janë të forta dhe flitet për përplasje të armatosura apo një Luftë të Tretë Botërore, ambasadori i Ukrainës në vendin tonë tha se është i shqetësuar.

“Konflikti dhe agresionet kanë ndodhur prej vitit 2014. Atëherë u bë aneksimi i Krimesë dhe pjesëve të tjera të Ukrainës. Situata aktuale është shumë e rrezikshme. Është e vështirë të shpjegoj arsyet, por situata nuk është as në të mirën e Ukrainës dhe as të Rusisë. Do duhen shumë forca që situata të rregullohet.”-tha Shkurov.

Ndërsa për deklaratën e ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, i cili ka thënë se Rusia nuk kërkon luftë, dhe nga ana tjetër ka përpjekje politike dhe diplomatike nga SHBA e BE për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, Shkurov mendon se për ta, thirrjen dhe apelet janë të mirëpritura për ta zgjidhur krizën në mënyrë paqësore.

Shkurov thekson se në sfondin e dezinformimit që ekzistojnë sa i përket dëshirave agresive të Ukrainës, për ambasadorin kjo e fundit nuk kërkon gjë tjetër veçse paqe.

“Nëse Rusia dhe Amerika flasin për zgjidhje të konfliktit, Ukraina është pro. Duhet të them që ka filluar takimi i formatit për çështjen e Ukrainës. Shpresojmë se në takim do ketë dakordësime, ku Franca, Gjermania e të tjera të bien dakord.”-u shpreh Shkurov.

Ambasadori u shpreh se e përgëzon deklaratën e Ramës se me mbështetjen e Amerikës do marrin pjesë në zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.

“Kemi marrëdhënie të hershme në Amerikë, Nju Jork, etj. Shqipëria nuk është shtet në vëllim të madh, por zëri i saj është shumë i rëndësishëm për Ukrainën.”-deklaroi Shkurov.

Se sa real është kërcënimi apo një rrezik i mundshëm ushtarak në Ukrainë dhe se si mund të ndikojë në aspektin social, ambasadori tha se edhe pse pala ruse thotë se nuk paraqesin agresion, shpresojnë që asgjë të mos ndodhë.

“Nga ana e Ukrainës po grumbullohen trupa ushtarake. Nëse shtojmë edhe komponetët e aviacionit, numri i trupave shkon në 130 mijë. Sot kanë filluar stërvitjet mes Bjellorusisë. Marrin pjesë mbi 30 mijë ushtarë nga Rusia, armatime të fuqishme, pajisje antiraketore, avionë ushtarakë. Edhe Forcat e Armatosura të Ukrainës janë në gatishmëri. Rreziku mbetet.”-tha Shkurov.

Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO, Shukrov tha se Rusia është kundra zhvillimit të NATO-s.

“Rusia gjithmonë ka preferuar që trupat ushtarake në Europë të kthehen në nivelin e viteve 97. Do doja të thoja se Ukraina si Shqipëria do të donin të vendosnin për fatin e vet. Në rast se Ukraina mendon se anëtarësimi në NATO i garanton siguri, ka të drejtë të mendojë kështu. Nuk flasim vetëm sot për këtë çështje, ka kohë që NATO me Ukrainën bashkëpunojnë për të rritur standardet. Nëse anëtarësimi do jetë fundi i problemeve, besoj se po. Dritarja besoj mbetet e hapur. Shikojmë aktivizimin diplomatik në të gjitha nivelet.”-tha Shkurov.

Ndër të tjera, Shkurov deklaroi se nëse do ketë një aksion ushtarak, Ukraina, Rusia, Europa, do ketë shumë probleme.

“Kuptojmë se shkatërron infrastrukturën. Do jenë valë të vazhdueshme emigrimi, pa folur për viktimat, në të gjitha rastet, nëse infrastruktura rindërtohet, jeta njerëzore nuk kthehet. Po diskutojmë për çështje që të jenë të vendosur nga ata persona që marrin vendime. Ushtria e Ukrainës është e mirëpërgatitur, e motivuar, dhe populli është vendosur për të mbrojtur tokën e vet. Ne në ambasadë marrim thirrje nga shqiptarët që shprehin dëshirën për të mbrojtur Ukrainën. Për mua është mundësia të falënderoj të gjithë miqtë shqiptarë.”-tha Shkurov.

Se çfarë pritet për raportet mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ambasadori Shkurov deklaroi se marrëdhënie do të ketë në shumë aspekte ndërsa shtoi se dëshirojnë të bëjnë shkëmbim vizitash në nivele të larta.

“Po përgatisim një mbledhje për çështje ekonomike. Ukraina jep çdo vit bursa për studentët shqiptarë. Do dëshironim që shqiptarët të mësojnë në Ukrainë dhe të kthehen këtu sërish, të konsiderohemi miq me njëri-tjetrin. Për turizmin, ata ukrainas në Shqipëri po shtohen çdo ditë. Në 2021, të gjithë çarterat ishin plot. Çdo vit Shqipëria po bëhet më e njohur për Ukrainën. Përveç programeve arsimore, kemi potencial për diplomacinë kulturore. Shpresojmë se do arrijmë të bëjmë diçka, të mendojmë më pak për luftën, por për partneritetin mes nesh.”-tha Shkurov.

Kujtojmë se më 1 shtator 2020 , Volodymyr Shukrov i ka dërguar letrat kredenciale presidentit Ilir Meta, ndërsa theksoi se ambasada ka filluar të punojë në Shqipëri më 1 shkurt 2020.

“Kemi filluar të punojmë jo vetëm si ambasadë, por edhe si konsullatë. Kemi edhe mundësinë të japi pasaporta dhe viza për popullin e Kosovës. Kemi 5 diplomatë që punojnë në ambasadën tonë, edhe personel.”-tha Shkurov.

/b.h

Next Post
Basha 2 orë e 20 minuta në SPAK, çfarë dëshmoi kreu i PD dhe dy përgjigjet që kërkojnë me insistim prokurorët belgë

Basha 2 orë e 20 minuta në SPAK, çfarë dëshmoi kreu i PD dhe dy përgjigjet që kërkojnë me insistim prokurorët belgë

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Ç,punë ka NATO në kufijtë e Rusisë? S,ma rrok truri një marrëzi të tillë..NATO është pakt agresiv ushtarak dhe Rusia e di me të ngjashme Traktati i Varshavës.Pra s,ka justifikime.Nato të largohet nga lindja dhe Rusia dhe Ukraina fqinjë jetojnë në paqe.S,ka luftë mes tyre.Luftën e nxit Amerika e pangopur nga zhvatjeve dhe grabitjeve që u ka bërë popujve të pambrojtur

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë

Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë

December 27, 2025
Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

December 27, 2025
“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

December 27, 2025
Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

December 27, 2025
Salianji nis takimin me demokratët e Shkodrës, e presin me entuziazëm e duartrokitje

Salianji nis takimin me demokratët e Shkodrës, e presin me entuziazëm e duartrokitje

December 27, 2025
Monumenti i kulturës rrezikon të shembet, Kulla e Turanit në Korçë braktiset nga autoritetet

Monumenti i kulturës rrezikon të shembet, Kulla e Turanit në Korçë braktiset nga autoritetet

December 27, 2025
Nga bujtinat tek restorantet e shtrenjta/ Tendencat e destinacioneve të preferuara nga shqiptarët për fundvit

Nga bujtinat tek restorantet e shtrenjta/ Tendencat e destinacioneve të preferuara nga shqiptarët për fundvit

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com