Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha ka mbajtur një fjalim në Këshillin e Sigurimit, duke dënuar sulmet ruse në Ukrainë.
Në fjalën e tij, Hoxha u shpreh se Rusia duhet të mbajë përgjegjësie para drejtësisë për ato që po bën.
Sipas Hoxhës, Rusia është izoluar, është transformuar brenda 10 ditësh, ndërsa ushtria e saj është përballur me humbje të mëdha.
“Rusia duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë. Rama e ka quajtur një trup të vërtetë. Rusia duhet të ndalojë sulmin në Ukrainë, por Rusia nuk po respekton asnjë rregull.
Ligji do të vazhdojë, nuk mund ti shpëtojnë përgjegjësive. Krimet që janë kryer në qytete të ndryshme të Ukrainës janë të mëdha. Ajo që ndodhi në Bucha është e tmerrshme.
Ne mbështesim të drejtat e njeriut. Rusia ka deklaruar se do ta zhvendosë fokusin në lindje të Ukrainës. Rusia është izoluar, është transformuar brenda 10 ditësh. Ushtria ruse është përballur me humbje të mëdha”, tha Hoxha./m.j