Ai konsideron se marrëveshja e 4 shtatorit e Uashingtonit mbetet në fuqi derisa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm në të ardhmen.
“Javën e kaluar, gjatë seancës dëgjimore për konfirmim para Senatit të SHBA-së, Tony Blinken, i cili është i zgjedhuri i presidentit Biden për postin e sekretarit të Shtetit, tha se ai duartroket punën që është bërë nga administrata e Trump për Kosovën dhe Serbinë. Kjo është në kontekst të përgjigjes së pyetjes që të gjithë po e bëjnë ‘a është marrëveshja e Uashingtonit ende në fuqi? A synon administrata e Bidenit që të vazhdojë punën e bërë nga administrata paraprake?’ dhe përgjigjja në thelb për këto dy pyetje është po. Ne e konsiderojmë marrëveshjen e Uashingtonit në fuqi derisa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm që mund të bëhet në të ardhmen dhe pres që do të vazhdojmë të punojmë mbi punën e bërë më herët”, është shprehur diplomati amerikan, për RTK.