Sulmin me bombë ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it e ka dënuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një postimi në Tëitter. Ai ka kërkuar që përgjegjësit të ndëshkohen.
“SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të japin llogari përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, shkroi Hovenier në Twitter.
Në situatë e tensionuar po vijon prej ditësh në veri të Kosovës. Aktualisht, në zhvillimet e fundit, mediat e Kosovës kanë raportuar për një shpërthim me bombë në patrullën e EULEX-it. Një reagim e ka patur edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, i cili i cilësoi sulmet ndaj EULEX dhe policisë së Kosovës si të papranueshme.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehet se po bashkëpunon me KFOR për të monitoruar situatën si dhe u shpreh se Prishtina do mbrohet me forcë.
/s.f