Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnet, është ankuar në Washington për situatën në Kosovë. Në një kabllogram të zbuluar nga media Politico, Kosnett shkuan se stafi i ambasadës është i zhgënjyer.
Sipas diplomatit 20% e stafit të ambasadës është infektuar me Covid-19 dhe nuk ka shpresa që vaksinat të vijnë në Kosovë.
Po ashtu ai thekson se Kosova është vend i vështirë për të shërbyer, me ndotje të lartë të ajrit, pak hapësira të gjelbra, pak mundësi për aktivitete në natyrë dhe me infrastrukturë të keqe.
Madje Prishtina ka “tufa të kudondodhura të qenve endacakë”, që mund “të jenë agresivë kur janë në kërkim të ushqimit”.
Për këto dhe arsye të tjera, stafi i ambasadës në masë të madhe janë mbyllur brenda gjatë krizës së COVID-19.
/a.r