• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori i BE takon Nikollën, vlerësohet ecuria në procesin screening

by Java News
22/01/2024 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dialog në emër të sfidave të vendit në rrugën drejt integrimit evropian. Ky ishte mesazhi i kryeparlamentares Lindita Nikolla për palët politike, përgjatë një takimi me ambasadorin e BE Silvio Gonzato, të cilin e priti sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Nikolla dhe Ambasadori Gonzato diskutuan mbi arritjet dhe sfidat e integrimit europian të Shqipërisë, pas përfundimit të procesit të screening.

Kryetarja Nikolla i uroi Ambasadorit Gonzato suksese në misionin e tij në Shqipëri dhe shprehu besimin se, nën lidershipin e tij, bashkëpunimi i Kuvendit me Delegacionin e BE-së në Tiranë dhe institucionet europiane do të vijë duke u rritur.

Kuvendi po punon për lehtësimin dhe forcimin e dialogut politik mes palëve, për të përballuar bashkarisht sfidat e integrimit europian, të aspekteve politike e teknike të procesit të negociatave. Bashkëpunimi mes grupeve parlamentare në Kuvend do të lehtësojë edhe avancimin dhe thellimin e reformave, modernizmin e procesit të ligjbërjes dhe rritjen e transparencës së veprimtarive parlamentare.” u shpreh Nikolla.

Ambasadori Gonzato vlerësoi ecurinë shumë të mirë të procesit të screening dhe performancën e lartë të institucioneve shqiptare në bashkëpunimin me institucionet e BE-së.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Gonzato diskutuan edhe për bashkëpunimin e Kuvendit me Parlamentin Europian dhe institucionet e BE-së për modernizimin e shërbimeve parlamentare, për të përballuar më mirë sfidat e Kuvendit për thellimin e reformave dhe procesin e integrimit europian.

 

/f.s

Next Post
Jemi të gjithë “politikanë”…

E vjetra, e shkuara dhe asgjë tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com