• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori i BE-së, Soreca: Vendimi për çeljen e negociatave në qershor s’do të jetë automatik!

by Java News
23/01/2019 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i ka bërë thirrje politikës shqiptare të punojë për plotësimin e të gjitha kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, pasi vendimi për çeljen e negociatave në qershor nuk do të jetë automatik.

Sipas Soreca-s, Shqipëria do të gabojë nëse nuk do të fokusohet në këto muaj për plotësimin e detyrave, që do të mundësonin çeljen e negociatave për integrimin e vendit në BE.

“BE i ka mirëpritur shumë këto zhvillime të fundit, por duhet bërë më shumë. Koha është thelbësore dhe vendimi i qershorit nuk duhet të merret i mirëqenë. Nuk ka mbetur shumë kohë deri në etapat e ndryshme të pranverës do të ishte një gabim për Shqipërinë që të mos fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë vendi gjatë muajve të ardhshëm për t’u paraqitur plotësisht i përgatitur”, deklaroi Soreca.

Qëndrimet e tij, diplomati i BE-së në Tiranë i mbajti gjatë ceremonisë së hapjes së Presidencës rumune të Këshillit të Bashkimit Europian, e cila u mbajt në Shtëpinë e Europës në Tiranë. Ambasadori i BE-së kërkoi nga qeveria që t’i qëndrojë dhe të punojë për realizimin e detyrave që i janë lënë Shqipërisë nga vendet e Bashkimit Europian. Soreca theksoi se vendet e BE-së kanë pritshmëri për rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Do të ishte gabim nëse Shqipëria nuk do të fokusohej këto muaj. Ajo që shtetet anëtare presin nga Shqipëria u tha qartë qershorin e kaluar: Të konsolidojë progresin në përparësitë kyçe dhe veçanërisht, të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, nënvizoi ambasadori i BE-së. Për Soreca-n, përmbushja e detyrave të caktuara për Shqipërinë do të kërkojë një dialog konstruktiv midis të gjitha partive politike.

“Vendi duhet të orientojë të gjitha përpjekjet e tij drejt këtij objektivi. Për këtë nevojitet një dialog konstruktiv midis të gjitha partive politike. Gatishmëria e tyre për t’u bashkuar për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve është thelbësore për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Reforma Zgjedhore për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it paraqet një mundësi të menjëhershme për të demonstruar pa mëdyshje këtë gatishmëri për marrëveshje dhe bashkëpunim ndërpartiak”, u shpreh Soreca.

/a.meta

Next Post
‘Le Monde’: Shqipëria mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019!

'Le Monde': Shqipëria mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë: rasti që vë në vështirësi Melonin

September 28, 2026
Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

September 28, 2026
Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

September 28, 2026
213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 29 Shtator 2026

September 28, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

September 28, 2026
PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Raportuesi Schieder: Shqipëria është pararendëse e procesit të zgjerimit, jemi në fazën e fundit të garës

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com