• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori i BE: Projekt 40 milionë euro për promovimin e turizmit në Shqipëri

by Java News
26/01/2019 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme është inauguruar qendra e re për turistët në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Projekti i financuar nga Bashkimi Europian, synon që ta shndërrojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë në një atraksion turistik që shfrytëzohet në të 365 ditët e vitit. Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca u shpreh në fjalën e tij se këtë vit do të lancohe një projekt shumë të rëndësishëm për turizmin, me rreth 40 milionë euro, që do të vihet në zbatim nga BERZH, ndërsa synimi i tij është promovimi i turizmit.

“Siç e dini edhe ju Bashkimi Europian ka financuar që ky projekt të bëhet realitet me një investim prej 285 mijë euro. Siç tha edhe ministri Klosi, është e rëndësishme që ne të promovojmë turizmin, por edhe të mbrojmë mjedisin, përmes promovimit të biodiversitetit, të dyja këto i gjejmë në parkun kombëtar të Llogarasë. Nuk është hera e parë që unë ndodhem në një aktivitet, për të cilin ka ndihmuar shumë projekti NATYRA 2000.

Kam qenë edhe në Divjakë, dhe aty është shumë i qartë ndikimi që ka pasur ky projekt për mbrojtjen e natyrës. Ne jemi të gatshëm dhe duam shumë që Shqipëria të bëhet pjesë e projektit NATYRA 2000, dhe në fakt dhe arsyeja pse jemi këtu sot, ky aktivitet dhe projekt e dëshmon këtë dëshirë tonën. Dhe në fund më lejoni të them edhe dy fjalë të tjera, së pari kjo ka të bëjë me zbatimin e projekteve, të gjitha projektet që fillohen duhet të çohen deri në fund dhe kjo është edhe në dorën e institucioneve shqiptare, që të ndihmojnë me zbatimin e këtyre projekteve deri në fund të tyre.

Dhe mbrojtja e parqeve dhe e këtij parku në veçanti është shumë e rëndësishme dhe këtu dua të falenderoj edhe ata që ruajnë parkun sepse ai duhet mbrojtur nga të gjitha rreziqet e mundshme. Siç e di edhe ministri, viti 2019 është shumë i rëndësishëm për turizmin. Së bashku ne do të lançojmë së shpejti një projekt shumë të rëndësishëm për turizmin, me rreth 40 milionë euro, që do të vihet në zbatim nga banka europiane për rindërtim dhe zhvillim dhe synimi i tij është promovimi i turizmit, por i turizmit të qëndrueshëm”tha ai.

Nisur nga debati i fundit për HEC-et, ministri Klosi foli edhe për rëndësinë e fushatës që ka nisur në bashkëpunim me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të skanuar të gjitha lejet e dhëna, që dëmtojnë zonat e mbrojtura.

“Shpreh bindjen që së bashku me ambasadorin ne do të jemi në një përpjekje të përbashkët nëpërmjet institucioneve shqiptare, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që natyra të jetë e para që ne të shikojmë në Shqipëri një turizëm të zhvilluar ku baza të jenë pasuritë natyrore”, u shpreh ministri Klosi.

Ndërkohë që ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe deputeti socialist Taulant Balla kanë deklaruar sot në një dëgjesë me banorët e Gramshit se punimet në kanionin e Holtës do të pezullohen përkohësisht, deri në daljen e raportit të skanimit të projektit

a.cupaj

Next Post
Mesfushori francez paguan shpenzimet për kërkimin e Salës

Mesfushori francez paguan shpenzimet për kërkimin e Salës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi frikë nga 11 shtatori”. Përkeqësimi i luftës në Gaza rrezik për sulme terroriste në SHBA

25 vjet pas ’11 shtatorit’: A fituan në fund terroristët?

September 10, 2026
Policia e Lezhës bllokon makinën luksoze “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin me banim në Britani: S’kishte dokumentacion!

Policia e Lezhës bllokon makinën luksoze “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin me banim në Britani: S’kishte dokumentacion!

September 10, 2026
Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

September 10, 2026
Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

September 10, 2026
Arrestohen 5 zyrtarë të Kadastrës, legalizuan si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore

Banesat pa certifikatë pronësie, Kadastra do shkojë “derë më derë”! Ja se si do kryhet procesi i verifikimit

September 10, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

September 10, 2026
Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

September 10, 2026
Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

September 10, 2026
“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne  fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

September 10, 2026
Shpërblim 6 mijë euro azilkërkuesve që kthehen me dëshirë nga Gjermania

Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në vendet e BE-së

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com