• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori i BE: Me ngritjen e SPAK, presim hetime dhe dënime politikanësh!

by Java News
10/01/2019 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian i ka drejtuar sytë nga SPAK. Struktura e posaçme kundër korrupsionit do të realizojë atë që ndërkombëtarët me forcë kanë kërkuar prej vitesh, vënia pas hekurave e zyrtarëve të lartë të inkriminuar.

E tillë është pritshëmria edhe e ambasadorit të unionit ne Tiranë, Luigi Soreca.

Në intervistën për A2CNN ambasadori i BE, vlerëson maksimalisht operacionin forca e ligjit, i iniciuar nga Fatmir Xhafaj. Rezultate të ngjashme kërkon edhe nga Lleshaj.

“Thirrja e bërë dy ditë më parë për zgjedhjen e prokurorëve në Zyrën e Posaçme të Prokurorisë është një arritje shumë e rëndësishme dhe ne jemi shumë të kënaqur. Kjo vjen pas zhvillimeve të rëndësishme që kanë ndodhur në dhjetor me krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe formimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Këto janë piketat e para të reformës së drejtësisë. Kjo është një reformë vendimtare për Shqipërinë, për shqiptarët dhe prandaj edhe për Bashkimin Evropian. Tani është koha që magjistratët shqiptarë të aplikojnë në këto pozicione. Thirrja për aplikime është e hapur deri më 7 shkurt. Ne i bëjmë thirrje të gjithë magjistratëve shqiptarë që janë të vendosur, që janë të angazhuar, që janë të pavarur, të aplikojnë për këtë post. Ata duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe ne presim me padurim t’i shohim ata në veprim pas dy muajsh, të lirë nga ndikimi i nivelit politik dhe çdo niveli tjetër.

Reforma e sistemit të drejtësisë në Shqipëri është sigurisht e rëndësishme për shqiptarët, është e rëndësishme për vendin, por është e rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian duke pasur parasysh vendimin që Bashkimi Evropian do të marrë në qershor lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Eurobarometri i fundit i BE-së për Shqipërinë, i dalë në dhjetor, na tregon se 93% e shqiptarëve dëshirojnë t’i bashkohen BE-së. Është rezultati më i lartë në të gjithë rajonin deri tani dhe është rritur krahasuar me Eurobarometrin e fundit të BE-së. Pra, shqiptarët e duan BE-në dhe prandaj ne duam të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë që të bëjë përpara me procesin e reformave dhe në veçanti me reformën e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Soreca

Soreca tha se me ngritjen e SPAK, BE pret dënimin e politikanëve të përfshirë në raste korrupsioni. Ai kërkoi që të vazhdojë operacioni “Forca e Ligjit”.

“Korrupsioni duhet luftuar në çdo nivel, edhe në nivel politik, prandaj ne presim që SPAK-u, pasi të krijohet, të nisë hetimet në çdo sektor të shoqërisë, përfshirë nivelin politik. Dhe ne presim që ky hetim të pasohet me ndjekje penale dhe dënime. Kjo është vendimtare. Pse është vendimtare? Sepse lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një përparësi kyçe për Shqipërinë dhe për Bashkimin Evropian. Dhe lufta lundër krimit të organizuar është po aq e rëndësishme sa dhe lufta kundër korrupsionit.

Shqipëria dhe Ministria e Brendshme në vjeshtën e vitit 2018 iu nënshtruan operacioneve shumë të rëndësishme për zbatimin e ligjit kundër krimit të organizuar. Grupi i punës “Forca e Ligjit” ishte shumë efektiv dhe ne presim që kjo të vazhdojë. Dhe unë pres me padurim ta takoj sërish ministrin Lleshaj sa më parë për të diskutuar si ta vazhdojmë këtë punë edhe kundër krimit të organizuar”, tha Soreca

a.cupaj

Next Post
Borë dhe ngrica, përmbyset autobusi në Shkodër (FOTO)

Borë dhe ngrica, përmbyset autobusi në Shkodër (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In