• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori grek nga Vlora: Do ta mbështesim Shqipërinë drejt BE

by A R
17/03/2016 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Leonidhas Rokanas, zhvilloi të enjten një vizitë në qytetin e Vlorës, ku u takua me drejtues të qeevrisjes vendore, mes të cilëve Kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, Prefekten e Qarkut, Etjona Hoxha, si dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut, Sadrit Danaj.

Në këto takime u nda i njëjti qëndrim, ai i nivelit të mirë të marrëdhënieve që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve respektivë, me histori të lashtë dhe me tradita. Në këtë kuadër, u shtrua nevoja e forcimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët dhe me përfitim të ndërsjelltë.

Një formë konkrete e këtij bashkëpunimi, janë Programet e Komunitetit Evropian, në të cilat ka mjaft projekte të përbashkëta ku janë përfshirë edhe Bashkia dhe Qarku i Vlorës, me partnerë qytete dhe rajone të Greqisë.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, bëri një prezantim të historikut dhe resurseve të Bashkisë së Vlorës, duke nënvizuar profilin turistik të saj. Ai theksoi se, fakti që jemi pranë njeri tjetrit, ka bërë që të krijojmë mjaft pasuri të përbashkëta, por, mes tyre, vlera më e madhe është ajo e marëdhënieve njerëzore. Sipas tij, ndihma dhe mbështetja e Greqisë, është një faktor shumë i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë.

Prefektja, Etjona Hoxha, u ndal gjithashtu në marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, ndërkohë që shtoi se, Qarku i Vlorës,  si zonë kufitare me Greqinë, ka mjaft resurse që janë një faktor nxitës në forcimin e bashkëpunimit me interes të ndërsjelltë.

Kryetari i Këshillit të Qarkut, Sadrit Danaj, nënvizoi se, vija bregdetare prej 244 km që nis nga gjiri i Vlorës dhe vazhdon në jug deri në kufi me Greqinë, përbën një mundësi zhvillimi por edhe investimi.

Ambasadori i Greqisë në Tiranë, theksoi se e njeh mjaft mirë historinë e Vlorës, që nis prej 26 shekujsh dhe që është shumë e pasur. “Kam ardhur në Shqipëri me dëshirën dhe këmbënguljen time, sepse më pëlqen vendi juaj, më pëlqen historia juaj, më pëlqen natyra, njerëzit”, u shpreh Rokanas.

Ai theksoi se, mbështetja e Greqisë për Shqipërinë në rrugën e saj evropianë, ka qenë e vazhdueshme dhe do të jetë e tillë edhe në të ardhmen, deri në finalizimin e saj, me anëtarësimin në BE. “Anëtarësimin në BE, ju duhet ta konsideroni një shans dhe jo një detyrim”, theksoi Rokanas, duke shtuar se, programet e Komunitetit Evropian, përbëjnë instrumenta të rëndësishëm në këtë drejtim.

Next Post

Saimir Tahiri, me dy gishta në kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In