Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka shkuar paraditen e sotme në Kryeministri.
Ambasadori Lu po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit.
“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh.
Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet?
Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë.
Tik-tak. Ambasadori Donald Lu”, shkruhej në mesazhin e publikuar.
a.ç










