Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, u takua me Drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, për të diskutuar mbi punën aktuale të institucionit dhe mbështetjen e ardhshme britanike për SPAK.
Gjatë takimit, të dy palët ripohuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në përballimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz.
“Ambasadori Britanik, Nicholas Abbott, u takua me Drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, për të diskutuar mbi punën aktuale dhe mbështetjen e ardhshme të Britanisë së Madhe për SPAK.
Të dy ripohuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në përballimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz”.











