• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

by A R
14/05/2026 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nicholas Abbott ka deklaruar se çështja e “non gratës” për liderin e opozitës Sali Berisha në Mbretërinë e Bashkuar mbetet në fuqi, duke theksuar se ajo nuk është një çështje politike, por ligjore.

Në një intervistë për emisionin “Off The Record” me Andrea Dangllin, ambasadori i Britanisë së Madhe u shpreh se statusi aktual mund të ndryshojë vetëm në rast të një sfide ligjore.

A është “non grata” një çështje e mbyllur përfundimisht?

“Në Mbretërinë e Bashkuar një çështje e tillë nuk është politike, është një çështje ligjore. Pra, për sa më përket mua, vetëm nëqoftëse mund të ketë ndonjë sfidë ligjore, do të mbetet si e tillë”, deklaroi ambasadori britanik.

I pyetur nëse mund të ketë rishikime apo masa të ngjashme për politikanë të tjerë shqiptarë, Abbott dha një përgjigje më diplomatike.

“Është një pyetje që shpesh më bëhet dhe nuk e di çfarë përgjigje të jap”, tha ai.

Gjatë intervistës, ambasadori britanik u pyet nëse i dëgjon shqetësimet e opozitës dhe për raportet me Partinë Demokratike.

“Opozita në Parlament dhe partitë opozitare kanë një rol kyç për të luajtur. Në sistemin tonë flasim për opozitën besnike Opozita duhet të jetë aty për të sfiduar qeverinë, politikat e saj, dhe të sfiduar propozimet e qeverisë dhe ofrojë opsione dhe vendosur pikëpyetje. Sfida këtu shpesh herë është se opozita beson se është aty veç të bllokojë. Kjo nuk ndihmon. Ajo që Shqipëria ka nevojë është një opozitë që duhet të angazhohet dhe të ofrojë alternativa”, tha ambasadori për Off The Record me Andrea Dangllin, ku shtoi se ka zgjedhur të takojë vetëm deputetë të rinj tek të cilët e sheh të ardhmen.

Sa i përket sjelljes së klasës politike shqiptare, ambasadori britanik theksoi: “Mendoj se shqetësimi im më i madh do të ishte që ndjesia ime është që shpeshherë klasa politike kapet me të kaluarën. Ata besojnë se politika mund të luhet sikundër ka qenë në të kaluarën. Vetë klasa politike është shumë e kapur në Shqipëri dhe që realiteti i botës ku jetojmë është që gjithnjë e më shumë problemet që na prekin janë përtej asaj çfarë ne shohim me sy”

Intervista e ambasadorit britanik vjen në një moment kur debati për raportet e politikës shqiptare me partnerët perëndimorë, çështjen e “non gratave” dhe të ardhmen e opozitës vijon të mbetet pjesë e fortë e diskutimit publik në vend.

Next Post
Dy orë takim me Trump, Xi Jinping: Ekziston rreziku i luftës nëse Tajvani menaxhohet keq

Dy orë takim me Trump, Xi Jinping: Ekziston rreziku i luftës nëse Tajvani menaxhohet keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

September 30, 2026
Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

September 30, 2026
Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

September 30, 2026
Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

September 30, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ngadaltë

Nga përparimi i Shqipërisë drejt BE, te drejtësia dhe reformat! Mesazhet që Ursula von der Leyen i dha Tiranës dhe shqiptarëve

September 30, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Flamingot si dekor

September 30, 2026
Kodi i ri Penal, burg edhe për një shkrim ose koment në “Facebook”?

DRAFTI/ Ja 105 nenet e reja në Kodin e Procedurës Penale, çfarë ndryshon (DOKUMENTI)

September 30, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

September 30, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Trupat amerikane tërhiqen nga Iraku, Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën!

September 30, 2026
Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com