• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori britanik: Duam që ta shohim Vettingun të zbatuar!

by A R
26/07/2017 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vettingu” është testi i politikës shqiptare. Këtë e konfirmon edhe ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Duncan Norman, MBE i cili nga Shkodra bashkë me vlerësimin e procesit zgjedhor të 25 qershorit, vuri theksin tek rëndësia që ka reforma në drejtësi për të ardhmen e Shqipërisë.

“Kemi pare zhvillime të rëndësishme në Shqipëri muajt e fundit, ku u mbyllën me sukses zgjedhjet parlamentare dhe në shtator do të formohet qeveria e re. Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për vendin. Jemi te kënaqur me legjislacionin, por ndryshimi i ligjeve nuk është i mjaftueshëm. Ajo që duam të shohim është që këto ndryshime me vettingun të zbatohen në mënyrën e duhur. Qëllimi i reformës është: një sistem drejtësie i drejtë dhe efikas.”, tha  Duncan Norman MBE, ambasadori i Britanisë/

Për të treguar që “Brexit” është vetëm dalje nga Bashkimi Europian, por jo shkëputje e maredhenieve me Europën, ai u kujdes të theksojë:  “Britania është duke u larguar nga BE, por jo nga Europa ! Marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor do të thellohen. Këtë vit ambasada jonë në Tiranë do të dyfishohet sa i përket stafit. Qëllimi ka të bëjë me faktin se po punojmë ngushtë me qeverinë shqiptare kundër krimit te organizuar, po kështu edhe për ushtrinë dhe në këtë vit kemi përherë të parë një atashe ushtarak në Tiranë. Vitin tjetër gjithashtu në Londër mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor”.

Por ajo që mbetet shqetësim për Britaninë, e që lidhet me Shqiptarët në mënyrë të drejtpërdrejtë, është përfshirja e tyre në tregun e kokainës.

“Emigrantët shqiptarë në Britani janë ura miqësie mes dy vendeve. Isha në një aktivitet të tyre kohët e fundit dhe ato luajnë një rol pozitiv në afrimin e dy vendeve. Por ka edhe çështje negative, siç janë lidhjet mes krimit te organizuar. Kokaina mbetet shqetësim, pasi një pjesë e madhe e tregut administrohet nga shqiptarët. Kjo është një çështje që po bashkepunojmë me qeverinë në Tiranë për t’i luftuar.”, tha diplomati britanik.

Deklaratat ai i bëri pasi vizitoi veriun e Shqipërisë, ku pa nga afër bukuritë që ofron kjo zonë. Ambasadori vlerësoi resurset që ka Shkodra, duke e pagëzuar si një qytet të veçantë, e që lidhjet me të i ka nisur kur hodhi hapat e parë të mësimit të gjuhës shqipe. /ora news/b.d

Next Post
Seria A nis më 19 gusht me ndeshjen e orës 18.00

Seria A nis më 19 gusht me ndeshjen e orës 18.00

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria ka një emër”, mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

“Vendimin do ta dërgojmë në apel”, flet mbrojtja e ish-krerëve të UÇK: Ditë e keqe për drejtësinë!

September 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Shtator 2026

September 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

September 16, 2026
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

September 16, 2026
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

September 16, 2026
Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

September 16, 2026
Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

September 16, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Të mbrojmë identitetin si komb”- Balla pas vendimit të Gjykatës së Hagës: Kjo nuk është drejtësi, historia e UÇK-së nuk zhbëhet!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com