• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori austriak: Konferenca Ndërqeveritare për Shqipërinë të mbahet sa më shpejt

by
27/10/2021 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner u shpreh sot në një prononcim për mediet se, “Austria gjithmonë ka mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mund të hapet së shpejti”.

Këto deklarata ambasadori austriak i bëri nga qyteti i Shkodrës, ku ishte me rastin e “Ditës Kombëtare të Austrisë”. Ambasadori foli gjithashtu mbi bashkëpunimin dhe arritjet ndër vite që kanë pasur dy vendet. Ambasadori tha se investimet janë rritur në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe tashmë edhe në arsim, duke hapur shkollë si dhe në Shkodër. “Si ambasador austriak jam shumë i lumtur në Shkodër me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë. Për shkak të Covid nuk mund të organizojmë festën austriake”, tha ai.

“Austria ka mbështetur Pavarësinë e Shqipërisë. Kemi histori të përbashkët shumë të gjatë prej, prej shumë vitesh. Prej 30 vitesh pas rënies së komunizmit kemi zhvilluar marrëdhëniet në të gjitha fushat. Kemi projektet e Agjencisë Austriake për Zhvillim në sektorë të ndryshëm. Kemi dhe kontakte shumë të ngushta politike dhe ekonomike. Në fillimin e këtij muaji kemi pasur 3 konferenca dhe një mision ekonomik austriak në Shqipëri. Kemi pasur një konferencë mbi investimet potenciale të Austrisë. Sot kemi më shumë se 50 kompani austriake që kanë investuar sot në Shqipëri. Dhe në sektorin e arsimit, duhet të them që kemi dhe shkollë austriake në Shkodër me 470 nxënës dhe mësues nga Austria dhe nga Shqipëria”, tha Steiner.

I pyetur nga gazetarët nëse e mbështet Austria integrimin e Shqipërisë drejt BE, ambasadori u shpreh se, “Austria gjithmonë ka mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mund të hapet së shpejti”.

“Ne kemi tashmë gjithmonë në mënyrë të vazhdueshme kontakte të ngushta midis Austrisë dhe Shqipërisë, kontakte shumë të ngushta midis BE dhe Shqipërisë. Ne nuk duhet të harrojmë që kemi një marrëveshje të Stabilizim-Asociimit, e cila parashikon bashkëpunime shumë të ngushta, investime të mëdha. Vendet e Bashkimit Evropian vijojnë të mbeten partnerët më të ngushtë ekonomik për Shqipërinë. Nëse nuk gaboj në vitin 2020 kanë qenë rreth 74 % e eksporteve të Shqipërisë që shkonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Dhe nuk duhet të harrojmë që vendet e Bashkimit Evropian mbeten investitorët më të mëdhenj në Shqipëri dhe njëkohësisht edhe donatorët më të mëdhenj për sa i përket projekteve të zhvillimit”, tha ai.

“Ne si Austri patëm kënaqësinë që gjatë gjithë pranverës të ishim një urë ndërmjetëse që të koordinonim procesin e ardhjeve të vaksinave në Shqipëri. Dhe siç e shikoni marrëdhëniet tona janë dhe kanë qenë shumë të ngushta ashtu si midis Shqipërisë dhe Austrisë dhe ndërmjet BE dhe Shqipërisë, dhe nuk duhet të harrojmë në këtë kontekst marrëdhëniet ndërnjerëzore që dhe ato janë shumë të rëndësishme”, u shpreh Steiner.

/b.h

Next Post
Abuzim seksual e vepra të turpshme me 24 gra/ Punonjësi i CIA-s pritet të dalë para gjykatës. U zbulua pasi një kalimtar pa një grua të zhveshur duke e…

Abuzim seksual e vepra të turpshme me 24 gra/ Punonjësi i CIA-s pritet të dalë para gjykatës. U zbulua pasi një kalimtar pa një grua të zhveshur duke e…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In