• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ambasadori amerikan në Kosovë: Në Bruksel mund të flitet edhe për territore

by Java News
20/07/2018 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, nuk ka dashur të flasë nëse ndonjë ndryshim i territorit apo ndarje e Kosovës, si zgjidhje përfundimtare e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes të dyja palëve, sërish mund të dalë në tavolinë.

Derisa herëve të kaluara, Delaëie nuk e konsideronte këtë opsion si zgjidhje, në intervistën për Rubikon të KTV-së, ai zgjodhi të mos përgjigjet për këtë çështje.

“Po them: nuk do të flas për atë se çka një element i ujdisë përfundimtare mund të jetë. Nuk do të flas se kush mendoj se do të duhej t’i prijë këtij diskutimi në Bruksel. Nuk do të flas për gjërat apo hollësitë se në ç’sallë duhet të ndodhë kjo apo për trajtën e tryezës.

E veçanërisht, nëse i paraprijmë diskutimit që duhet vërtetë të ndodhë këtu dhe që duhet të ketë pjesëmarrje më të madhe nga partitë politike kosovare. Të gjithë duhet të hyjnë në lojë dhe të flasin për këto gjëra”, ka thënë Delawie.

Ambasadori Delaëie gjithashtu ka folur për largimet e serbëve nga FSK-ja, duke i quajtur për keqardhje kërcënimet që iu bëhen pjesëtarëve serbë.

“Mendoj se është për të ardhur keq që ka pasur trysni të jashtme në pjesëtarët serbë të FSK-së. Këta njerëz po përpiqen t’i shërbejnë vendit të tyre; po përpiqen t’i shërbejnë komunitetit të tyre dhe kjo trysnia e jashtme, shantazhi, kërcënimet, ngacmimi i familjeve kur e kalojnë kufirin kanë qenë shumë negative për komunitetin e serbëve të Kosovës. Është për keqardhje.

Në një shoqëri me të drejta të njeriut si Kosova, ju do të duhej të keni mundësi ta zgjidhni punën tuaj dhe mendoj se kjo është një lloj ndërhyrjeje në të drejtat e njeriut të këtyre personave. Jam shumë solidar me ta përballë trysnisë së cilës i janë nënshtruar këta pjesëtarë të FSK-së dhe ky lloj i ngucakeqjes që e kemi parë nuk kontribuon në atmosferën pozitive që do të duhet ta kemi për të arritur përparim në këtë dialogun për normalizim”, ka thënë ai.

E kërkesën opozitare për zgjedhje të reja, Delaëie e konsideroi si humbje kohe.

Ai theksoi se përderisa nuk janë 61 vota për ta rrëzuar qeverinë, atëherë më mirë do të ishte që partitë të përqendrohen se çka mund të bëjnë për ta bërë Kosovën vend më të mirë për të gjithë njerëzit, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Sherr në familje, 17-vjeçari godet babain me mjete të forta

Policia kontrolle në Elbasan, arrestohen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In