• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori amerikan: Kosova ka nevojë për gjyqësor që nuk i nënshtrohet politikës

by Ardit Rada
18/02/2021 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbajtur sot ceremonia e fillimit të trajnimit fillestar të gjeneratës së VIII të gjyqtarëve. Janë 23 gjyqtarë të rinj të dekretuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani me datë 25 janar, të cilët sot fillojnë trajnimin 12 mujor pranë Akademisë së Drejtësisë.

Para gjyqtarëve të rinj në Akademinë e Drejtësisë, foli ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett.

Kosnett tha se Kosova ka nevojë për një gjyqësor që nuk i nënshtrohet presionit politik dhe se për këtë duhet guxim. Ai ka uruar edhe njëherë qytetarët e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

“Ju, si gjykatës, keni fuqinë për të zbatuar dhe gjykuar, por kjo duhet të rrënjoset në prova dhe në vetë ligjin. Në punën tuaj, ju duhet të lini mënjanë gjithçka që mund të shpërqendrojë ose t’ua tërheqë vëmendjen nga ndjekja e drejtësisë dhe sigurimi i një sistemi të drejtë për popullin e Kosovës. Kjo nuk është detyrë e lehtë dhe kërkon guxim. Guxim për të lënë anash zhurmën politike. Guxim për të vepruar bazuar në ligj, jo sipas bindjeve tuaja personale ose politike” , tha ai në ceremoninë e Akademisë së Drejtësisë.

Ambasadori i ShBA-së, në adresimin e tij dha një rezyme dhe krahasim edhe me sfidat me të cilat u përball edhe sistemi i drejtësisë në ShBA në këta muajt e fundit duke dhënë shembull se si një gjyqësor i pavarur mund ti përball ato për të siguruar një demokraci të qëndrueshme.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar edhe njëherë qytetarët e Kosovës për mbajtjen e suksesshme dhe të qetë të zgjedhjeve, ndërsa ka nxitur partitë fituese të formojnë qeverinë shpejt dhe me efikasitet.

“Dëshiroj të uroj popullin e Kosovës për mbajtjen e suksesshme dhe të qetë të zgjedhjeve. Edhe një herë populli e tha fjalën e vet. I nxis partitë fituese të formojnë qeverinë shpejt dhe me efikasitet. Nuk ka kohë për të humbur kur dihet që qeveria e re përballet me shumë sfida. Qytetarët e Kosovës meritojnë qeveri efikase që e përmbush mandatin e saj të plotë. Asnjë sfidë nuk është më urgjente dhe më e rëndësishme se luftimi i pandemisë. Edhe unë, sikurse edhe ju, do të kisha pasur dëshirë të jem aty, por pandemia nuk ka lëshuar pe, prandaj nuk duhet as ne. Duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe syçelur. Për keqardhje, nuk e kemi parë të njëjtën shkallë të kujdesit nga politikanët dhe qytetarët e Kosovës në javët para zgjedhjeve”, tha Kosnett./a.p

Next Post
Lufta bëhet në gjunjë

Nga doktori i mirë te vjedhësi i kuajve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

February 27, 2026
Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

February 27, 2026
“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

February 27, 2026
Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

February 27, 2026
Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In