• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ambasadori amerikan flet për ndryshimet kushtetuese, zemërohen italianët: Mbaj vendin që të takon

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka ngjallur një reaksion të paparë politik në Itali, një qëndrim i ambasadorit amerikan në Romë John Phillips, pro referendumit të reformës kushtetuese që po përgatitet.

Ish-lideri i të majtës demokrate, Pierluigi Bersani, është indinjuar aq sa ka thënë: “Nuk po u besoj veshëve”, ndërsa qendra e djathtë ka protestuar në kor, raporton La Repubblica.

Polemika zuri fill kur ambasadori Phillips, duke marrë fjalën në një takim për marrëdhëniet trans-atlantike, mbajtur në Institutin e Studimeve Amerikane në Romë, tha: “Vota Jo në referendumin për reformën kushtetuese do ishte një hap mbrapa për investimet e huaja në Itali”, duke shtuar se “vendimin për këtë sigurisht e kanë italianët. Por vendi duhet të garantojë stabilitet politik. Kështu, 63 qeveri në 63 vjet nuk japin garanci”.

Kjo deklaratë është parë gjerësisht si mbajtje krahu shqeto, mbi një reformë kyç që italianët do ta votojnë në vjeshtë. Dhe ky qëndrim, për Bersanin nuk tolerohet. “Për kë na marrin?”, reagoi ai.

Opozita padyshim ishte akoma më e ashpër. “Zoti ambasador i SHBA-së të shohë punët e tij dhe të mos ndërhyjë”, deklaroi kreu i legistëve, Mateo Salvini, dhe shtoi: “Shpresoj që në vjeshtë të fitojë kandidati Trump, i cili ka garantuar qartë se do shohë vetëm punët e shtëpisë së vet. Nëse për votën Pro qenkan masonët, bankierët dhe fuqitë e mëdha, atëherë akoma më shumë bindem për Jo-në”.

I qartë ishte dhe ish ministri i Brendshëm Renato Brunetta, sot kreu i grupit Forza Italia në Dhomën e  Deputetëve: “I kujtojmë ambasadorit amerikan nenin 1 të Kushtetutës sonë: Sovraniteti i përket popullit italian”.

Ndërsa i djathti berluskonian Maurizio Gaspari ishte akoma më i rëndë: “Italia nuk është një koloni, ndaj nuk është detyra e ambasadorit amerikan në Itali të prononcohet mbi referendumin kushtetues”.

Ndryshimet kushtetuese në Itali parashikojnë ndërhyrje serioze në funksionimin e parlamentit, deri tani me dy dhoma me kompetenca të barabarta; në marrëdhëniet mes rajoneve dhe pushtetit qendror, në mënyrën e zgjedhjes së presidentit etj. Dita/d.i.

 

Next Post
Braçe: Çim, të fala SyPeshkaqenit!

Braçe: Çim, të fala SyPeshkaqenit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

February 20, 2026
Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

February 20, 2026
Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

February 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga dalin anekdotat e PD për marrëdhënien Rama-Trump?

February 20, 2026
Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

February 20, 2026
Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

February 20, 2026
Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

February 20, 2026
Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

February 20, 2026
Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In