• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori Abbott: Ka një rënie me 95% të shqiptarëve që shkojnë në Britani me gomone

by A R
25/12/2024 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Abbott u shpreh gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se ka një rënie me 95% të shqiptarëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone. Sipas tij puna e madhe mes dy qeverive dhe agjencive të përfshira ka sjellë ndryshim.

Blendi Fevziu: Mendoj se janë dy çështje me rëndësi shumë të madhe për marrëdhëniet tona përveç marrëdhënieve normale të përditshme: emigrimi dhe krimi i organizuar. Si është situata me emigrimin tani?

Nicholas Abbott: Ajo që kemi parë…

Blendi Fevziu: Ka qenë një temë që ka dominuar mediat. Gomonet me shqiptarët të cilët kalojnë nga Franca në Britaninë e Madhe.

Nicholas Abbott: Patjetër që ka qenë lajm që bërë bujë. Gjatë dy viteve të fundit kemi parë një rënie të vërtetë të shqiptarëve të cilët shkojnë në Britaninë e Madhe me gomone. Është një rënie prej rreth 95% në krahasim me dy vite më parë.

Blendi Fevziu: Ulje me 95%?

Nicholas Abbott: Po.

Blendi Fevziu: Po çfarë ndodhi?

Nicholas Abbott: Mendoj se përgjigja është puna e madhe e bërë. Puna e madhe e bërë midis dy qeverive, puna e madhe midis agjencive tona të ndryshme të përfshira në këtë çështje dhe kjo ka sjellë një ndryshim të vërtetë praktikë.

Blendi Fevziu: Po ashtu unë mendoj se ne kemi një komunitet të madh shqiptarësh në Londër, sidomos në Londër por edhe në vende të tjera të Mbretërisë së Madhe. Çfarë roli ka patur komuniteti shqiptar aty?

Nicholas Abbott: Mendoj se duhet të kini parasysh se personat e përfshirë me emigracionin e parregullt në Mbretërinë e Bashkuar janë pakicë. Shumica e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë jetë normale.

Blendi Fevziu: Po.

Nicholas Abbott: Punojnë në sektorin privat, në sektorin publik… Kanë një jetë si e jotja dhe e imja dhe japin kontributin e tyre në ekonomi dhe në shoqëri. Këtë e di edhe miqtë që kam në Mbretërinë e Bashkuar, miqtë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Njerëzit janë…

Blendi Fevziu: A janë të mirëintegruar personat nga komuniteti shqiptar? Nuk flas vetëm për shqiptarët e Shqipërisë por edhe shqiptarët e Kosovës…

Nicholas Abbott: Janë shumë të integruar. Mund të vë në dukje individë të ndryshëm të cilët punojnë në fushën e mjekësisë, apo atë bankar, apo atë të artëve. Të gjithë këto bëjnë pjesë në atë për të cilën bën fjalë Mbretëria e Bashkuar. Pra, janë duke dhënë kontribut shumë pozitiv. Thënë kjo, ka edhe shqiptar të cilët janë të përfshirë në aktivitet të paligjshëm.

Blendi Fevziu: Aktivitete të paligjshme dhe kjo mendoj unë se është problemi më i madh. Organizatat shqiptare të krimit të organizuar mendoj se janë shumë të mirëorganizuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka shuma të mëdha parash të gjeneruara nga këto aktivitetet e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar të cilat investohen në Shqipëri. Po bëni ndonjë gjë me qeverinë në këtë drejtim?

Nicholas Abbott: Po. Sigurisht që jemi duke bërë. Kjo sigurisht që është e lidhur me punën e përditshme të një sërë punonjësish në ambasadën tonë këtu dhe një serë personash në Mbretërinë e Bashkuar. Jemi duke i kushtuar vëmendje Shqipërisë. Siç e dini kemi nënshkruar, gjatë qeverisë së kaluar, një marrëveshje bashkëpunimi vitin e kaluar dhe kjo ka krijuar një partneritet i cili është i vërtetë dhe operacional. Punojmë së bashku për tu siguruar se siguria në Mbretërinë e Bashkuar dhe siguria në Shqipëri të përmirësohet. Kjo përfshin një mori çështjesh. Nuk dua që publiku të mendoj se ka të bëj vetëm me ndjekjen e kriminelëve.

Blendi Fevziu: Jeni i kënaqur me bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në këtë drejtim?

Nicholas Abbott: Lejomëni që të jem i sinqertë…

Blendi Fevziu: Duhet të jeni i sinqertë…

Nicholas Abbott: Bashkëpunimi është shumë herë më mirë nga ç’mendoja se do të ishte. Jemi shumë më pranë. Javën e kaluar patëm takimin tonë të parë mbi dialogun me qeverinë shqiptare për çështje të krimit të organizuar. Aty u zhvilluam diskutime të sinqerta midis dy palëve. Si diplomat më ndodh të shkoj nëpër takime dhe të kem ndjesinë sikur njerëzit janë të detyruar të thonë disa gjëra të caktuara por ky nuk ishte rasti te takimi i javës së kaluar. Ky ishte një diskutim i hapur dhe i drejtpërdrejt lidhur me punën që bëjmë me njeri tjetrin, dhe cilat janë objektivat tona të përbashkëta.

Next Post
Krishtlindja, Rama e Begaj urojnë besimtarët e krishterë: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Rama e Begaj urojnë besimtarët e krishterë: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In