Opozita ka bojkotuar ‘Ceremoninë e Lamtumirës’ së ambasadorit të SHBA, Donald Lu dhe ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Deputetët e opozitës ndodhen në seancën plenare që është duke u mbajtur në Kuvend për projektligjin e Teatrit, dhe vendosen të refuzojnë ceremoninë që po organizohet për largimin e dy ambasadorëve.
Megjithatë është vënë re prezenca e Majlinda Bregut dhe Besnik Mustafajt.
Ndërkohë në ceremoni ishte kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama.
Donald Lu, gjatë fjalës së tij në ceremoni e ka quajtur Shqipërinë si një thesar. “Ky vend është një thesar i vërtetë dhe do të më mungojë”- mësohet se është shprehur Lu.
Ndërkaq ambasadorja Romana Vlahutin e ka vënë theksin te reforma në drejtësi dhe duke e konsideruar tepër thelbësore për Shqipërinë ajo ka falenderuar të gjithë ata që punuan për të.
Opozita ka qenë vazhdimisht në një kurs përplasjeje me ambasadorët, të cilët do mbahen mend gjatë për invetimin direkt në refomën në drejtësi.
a.ç