• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadorët amerikanë në Tiranë dhe politikanët shqiptarë

by Fatos Tarifa
10/03/2023 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Fatos Tarifa

Keto tridhjetë e ca vite, që ne vazhdojmë t’i quajmë një perudhë tranzicioni demokratik në Shqipëri, janë karakterizuar nga një kulturë politike që ende nuk është bërë një kulturë demokratike. Një shprehje e kësaj kulture jodemokratike është edhe pikëpamja naive e një pjese të gjerë të publikut mbi raportet e administratës së Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesit të saj, ambasadorit (sot ambasadores) amerikane në Tiranë me kreun e qeverisë shqiptare dhe me politikanët kryesorë të këtij vendi.

Legjenda urbane, së cilës, fatkeqësisht, vazhdojnë t’i besojnë shumë njerëz, përmban edhe fabulën berishiane të këtyre dy viteve të fundit.

Mbështetur në përvojën time diplomatike në Washington, unë ofroj për publikun këtë shpjegim:

Gjatë katër viteve që shërbeva si ambasador i Shqipërisë në Uashington (prill 2001- maj 2005) kam pasur nderin të njoh nga afër dhe të bashkëpunoj ngushtë me tre ambasadorë që Shtetet e Bashkuara dërguan në ato vite të përfaqësonin në Tiranë presidentin dhe administratën e atij vendi: të ndjerin Joe Limpreht, James Jeffrey dhe Marcie Ries.

Misioni i çdonjërit prej tyre—ashtu si dhe misioni i çdo ambasadori tjetër amerikan në Tiranë para dhe pas tyre—ka qenë i njëjti. Këtë mision, më mirë sesa do të mund ta formuloja unë, ma ka shprehur me fjalët e tij ambasadori Jeffrey në takimin tonë të parë në Uashington, të nesërmen pas konfirmimit të tij në Senat.

Ambasadori Jeffrey më tha:

“Duke filluar nga dita e djeshme, për mua Shqipëria është vendi më i rëndësishëm në botë. Në të gjithë administratën amerikane unë jam i vetmi njeri që do të mendoj 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë për Shqipërinë, për shkak se më është besuar të përfaqësoj qeverinë e vendit tim në vendin tuaj. Në këtë funksion, misioni im kërkon që unë të mendoj vazhdimisht për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, ashtu sikurse ju mendoni vazhdimisht për marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara”.

Për Shtetet e Bashkuara dhe për cilindo ambasador që ai vend zgjedh t’i përfaqësojë dhe t’i mbrojë interesat amerikane në marrëdhëniet me Shqipërinë (dhe me çdo vend tjetër, ose me çdo organizatë ndërkombëtare), përparësor është interesi kombëtar amerikan. Ky interes është i pakompromentueshëm. Njëlloj duhet të jetë (edhe pse fatkeqësisht jo gjithnjë ka qenë ose është), edhe për ambasadorët shqiptarë kudo në botë.

Dikujt mund ti duket paradoksal, por unë e quaj ironik, faktin që i vetmi president shqiptar në detyrë në këto tri dekada, Sali Berisha, që është ftuar për vizitë pune zyrtare në Shtëpinë e Bardhë nga një president amerikan (George H. W. Bush më 1992 dhe Bill Clinton më 1995), është po ai individ, të cilin administrata amerikane e ka shpallur sot persona non grata.

Shpjegimi është i thjeshtë: Shtetet e Bashkuara nuk duan t’ia dinë se cili individ është në krye të shtetit ose të qeverisë në Shqipëri, si e ka emrin, ose cilës parti politike i përket.

E vetmja gjë që përputhet me interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara në marrëdhëniet me vendin tonë dhe më gjerë në Ballkan është konsolidimi i institucioneve demokratike dhe i shtetit ligjor në Shqipëri, lufta e vazhdueshme e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, paqja sociale dhe stabiliteti e progresi në rajon.

Çdo qeveri dhe çdo president apo kryeministër shqiptar që e bind administratën amerikane (jo retorikisht, por realisht) se përpiqet ndershmërisht për realizmin e këtyre synimeve, ka dhe do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të ambasadorit të saj në këtë vend.

Unë nuk them ndonjë gjë të re nëse pohoj se, ashtu sikurse asnjë ambasador amerikan, në asnjë vend, nuk flet me gjuhën e vet dhe nuk vepron me kokën e vet, por shpreh dhe mbron interesat e vendit të vet, po kështu asnjë sekretar Shteti i Shteteve të Bashkuara nuk vepron sipas dëshirës së vet, por shpreh dhe mbron interesat e vendit të vet.

Shpallja e Sali Berishës dy vite më parë si një person non grata nga sekretari Blinken nuk ishte një vendim personal i tij, por një vendim i administratës së Shteteve të Bashkuara, mbështetur në fakte mjaftueshmërisht të arsyeshëm për ta marrë atë vendim. Soros apo kushdo tjetër që gjoja ka lobuar për marrjen e atij vendimi janë një alibi e Berishës.

Të mendosh se me largimin e “guvernatores” Kim—siç në një mënyrë dëshpërimisht skandaloze e të paturpshme e ka cilësuar Berisha ambasadoren e nderuar të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri—dhe me ardhjen e një ambasadori të ri amerikan në Tiranë ky qëndrim mund të ndryshojë, është një naivitet kaq i madh, sa asnjë njëri i arsyeshëm dhe me sado pak njohuri mbi politikën e Shteteve të Bashkuara nuk mund ta marrë seriozisht.

Dita

Next Post
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për 10 Mars 2023: Parashikimet shenjë pas shenje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Rreziku është se sheshi ka shumë grupe, por vetëm një gjuhë

July 4, 2026
“Bojkotoni koncertin”, Aurela Gaçe reagon pas linçimit nga protestuesit: Dyshoj se janë të pastra qëllimet tuaja…

“Bojkotoni koncertin”, Aurela Gaçe reagon pas linçimit nga protestuesit: Dyshoj se janë të pastra qëllimet tuaja…

July 4, 2026
“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

July 4, 2026
VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

July 4, 2026
Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

July 4, 2026
Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

July 4, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

Bardhi: Të hetohen pretendimet për dhunë ndaj protestuesit të ndaluar

July 4, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Arrestohet 70-vjeçari në Has, kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

July 4, 2026
Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

July 4, 2026
Meksika ‘e pathyeshme’ në Azteca, organizimet e Botërorit ndezin polemika

Meksika ‘e pathyeshme’ në Azteca, organizimet e Botërorit ndezin polemika

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In