• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadore, ngrije pak stekën!

by Dritan Hila
06/02/2022 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Kur Sali Berisha mori “non grata” nga amerikanët, ndjekësit e tij u nxituan të kërkonin llogari pse vetëm nga njeri krah kishte goditje. Ndërkohë që kjo ishte vetëm një përkëdhelje pasi Berishës i ka ardhur goja më keq nga më parë dhe nuk lë njeri pa përbaltur, madje ka filluar dhe fantazon edhe skemat sesi ambasada qenka tutore e krimit. Nuk ka faj.

Pardje Sajmir Tahiri mori burgun dhe është i dyti ministër i së majtës që ndodhet pas hekurave.

Ndryshe nga Koka, Tahiri është person i papërfolur për afera korruptive. Jetëgjatësia e tij në pushtet nuk kap katër vjet. E papërfillshme krahasuar me ata që janë zotër të skenës si Berisha, Meta, Basha dhe Rama. Është një person që socialistët e duan dhe ndaj dënimi i tij për shpërdorim pushteti, një arsye asnjëherë e përdorur në Shqipëri, ka ngjallur zemërim tek të majtët. Kuptohet që drejtësia foli me të shtyrën amerikane, por foli.

Tani, është mirë që ashtu si për Tahirin, amerikanët të shtyjnë hetimet edhe për trafikun e drogës në kohën e Berishës, hashashizimin e Lazaratit dhe Vermoshit, transportin e tij nga policë dhe drejtues policie të tij. Kjo sa për drogën.

Ndërkohë, meqënëse u hap loja me të dënuarit për shpërdorim pushteti, ka ardhur koha që të ligjërojë pak për shpërdorimin madje abuzimin me pushtetin të Sali Berishës dhe kanakarëve të tij. Ky ka përgjegjësi për gjithë abuzimet që ka bërë qeveria e tij e shoqëruar kjo me hedhje njerëzish në erë apo vrasje nëpër pyje. Nuk mund të fshihet për korrupsione si ajo e Rruges së Kombit me përgjegjësinë kolektive që paskan aktet që dalin në emër të qeverisë. Pasi Berisha ka qenë kryeministër për të ruajtur qeverinë dhe jo hekurat e kryeministrisë, per te cilat vrau dikur.

Se nëse Tahiri paska përgjegjësi pse kushërinjtë e tij bënin trafik hashashi në Vlorë, ky personazh ka përgjegjësi për ministrat e tij që i bënin tym fondet dhe flakë njerëzit bashkë me familjarët e tij.

Me këtë rast duhet të na japë shpjegime edhe Lulzim Basha, i cili në vend se të merret me Tahirin, ka punë me veten si për kohën kur ka qënë ministër transporti dhe akoma nuk dimë ku janë 220 milionë euro, ashtu edhe kur ka qenë ministër i brendshëm dhe hashashi lulëzonte në Lazarat dhe Vermosh dhe transporti bëhej nga oficerë policie me 2.000€ për një bagazh veture.

Njëkohësisht kemi një president republike të kapur me zë dhe figurë në akt korruptiv. Gjykata e nxorri videon e manipuluar. Por ndërkohë forca politike që udhëheq është e akuzuar rëndshëm për korrupsion. Thonë se zyrtarët që vinin prej saj nuk të hapnin rrugë pa paguar 30% të tenderit. Ndaj Ambasadorja Kim duhet të bëjë presion që ose të dalin rastet, të gjendet ku ky person ka shpërdoruar pushtetin, ose të na japë leje ta votojmë rishtas se i paskemi rënë në qafë kot.

Dhe meqë jemi në këtë fushë, do ishte mirë që edhe ca kanarina të opozitës të na japin shpjegime se ku i gjejnë paratë që të mbajnë makina nga 100 mijë euro me shofer dhe truprojë, ndërkohë që ende nuk ju ka thënë njeri “puna e mbarë”. Ka shume radhë para Tahirit, e meqë nisi, ta kujtojmë.

Next Post
U tallën me infektimin e Erdogan/ E pësojnë rëndë 5 persona në Turqi. Mes tyre dhe personazhi i famshëm

U tallën me infektimin e Erdogan/ E pësojnë rëndë 5 persona në Turqi. Mes tyre dhe personazhi i famshëm

Comments 1

  1. Baca says:
    4 years ago

    Te majtet i fut me burg kollaj! Pala tjeter talle trapin me “non gratat” e tyre!

    Reply

Leave a Reply to Baca Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

January 15, 2026
Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

January 15, 2026
Vendi vakant në Kushtetuese, Gjykata e Lartë zgjedh më 30 shtator zëvendësuesin e Holta Zaçajt

E PLOTË / Kufizime për SPAK-un: Kushtetuesja ndalon përdorimin pa kriter të të dhënave personale!

January 15, 2026
SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete dënojnë kërcënimet e Inteligjencës iraniane, Ambasada Amerikane: Shkelin sovranitetin

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Nuk preken ato turistike, por vetëm…

January 15, 2026
Mashtroi rojën e vendparkimit se ishte pronari i automjetit, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Mashtroi rojën e vendparkimit se ishte pronari i automjetit, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

January 15, 2026
Vrasja e një gruaje nga oficeri i emigracionit, Trump: Ishte për vetëmbrojtje!

Arktiku nën tension/ Si politika e Trump dhe aktiviteti rus rrezikojnë marrëveshjet ndërkombëtare

January 15, 2026
E para herë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor

E para herë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor

January 15, 2026
“Ke faj o Sali, ke faj..!”/ Ish ministri i LSI sulmon Bashën: Grisja e fletëve të votimit nuk e mbulon faqen e zezë

“Vendimi 44/25 i Kushtetueses rrëzon hetimet e ngritura mbi grabitjen e të dhënave nga celularët”

January 15, 2026
Ngjarje e rëndë në Korçë, e moshuara ndërron jetë nga asfiksia

Ngjarje e rëndë në Korçë, e moshuara ndërron jetë nga asfiksia

January 15, 2026
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sot aksi Kakavijë-Janinë

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sot aksi Kakavijë-Janinë

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In