• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ambasada ruse në Tiranë publikon bilancin e ndërhyrjes ushtarake të Moskës në Siri

by Aalison Pearse Stevens
17/03/2016 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada ruse në Tiranë publikon të dhënat, lidhur me fushatën disa mujore të Rusisë në Siri. Duke iu referuar Ministrit rus të Mbrojtjes Sergej Shojgu, gjatë një takimi pune më 14 mars të Presidentit Vladimir Putin me ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të Rusisë, në të cilin Putin urdhëroi tërheqjen e pjesës më të madhe të kontingjentit ushtarak rus nga Siria, drejtuesi i dikasterit të mbrojtjes paraqiti përfundimet kryesore të operacionit ushtarak të Forcave Ajroro-Kozmike të Rusisë në këtë vend. Në kuadër të operacionit kundër “Shtetit Islamik” dhe grupeve të tjera ekstremiste të lidhura me të, janë kryer më shumë se 9 mijë fluturime luftarake.

rus

“Për herë të parë, ndaj terroristëve u ndërmorën sulme masive me raketa të bazuara në aeroplanë dhe anije nga distanca prej më shumë se 1,5 mijë km. Si rezultat i angazhimit të aviacionit rus, furnizimi i terroristëve me resurse nëpërmjet trafikut të hidrokarbureve u vështirësua ndjeshëm, kurse në zona të caktuara u ndërpre fare. U mbyllën rrugët kryesore që përdoreshin për të dërguar naftën drejt Turqisë dhe për të furnizuar terroristë me armë dhe municione”, ak deklaruar Shojgu.

Sipas shefit të mbrojtjes ruse terroristët janë dëbuar nga Latakia, ndërsa vijat e komunikacionit me qytetin e Aleppos janë ringritur, ndërkohë vijojnë luftimet për çlirimin e Palmirës nga grupe të ndryshme të armatosura.

“Është “pastruar” pjesa më e madhe e provincave Hama dhe Homs. Është zhbllokuar baza e aviacionit Kuëeires, e cila mbetej e bllokuar për tre vite. Po ashtu, është rivendosur kontrolli mbi fushat e naftës në afërsi të Palmirës. Në territorin e Sirisë janë asgjësuar më shumë se dy mijë terroristë me origjinë nga Rusia, përfshirë këtu edhe 17 komandantë. Aviacioni rus ka prishur 209 objekte të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, si dhe 2912 mjete të transportit të hidrokarbureve”, ka informuar Shojgu.

Për të garantuar kontrollin e zbatimit të armëpushimit, aviacioni rus ka angazhuar një grup të madh avionësh pa pilot, si dhe të gjitha mjetet e zbulimit, përfshirë këtu zbulimin radioelektronik dhe grupin satelitor të Rusisë.

(javanews.al) Me. Ar

rus1

Next Post

Rihanna shokon ekranet, nxjerr gjithçka në klipin e ri (Foto +16)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In