Ministria e Mbrojtjes Ruse ka publikuar listën e mercenarëve të huaj të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në një postim të publikuar nga Ambasada ruse në Tiranë, pretendohet se 42 nga mercenarët e vrarë janë shqiptarë, ku gjithsej shihet se janë 150 shtetas që sipas ministrisë ruse luftojë në Ukrainë. Në listë shihet se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt gjithsej 150 shqiptarë kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë, nga të cilët 42 kanë humbur jetë dhe 40 janë larguar, duke lënë kështu 68 shqiptarë që vijojnë të luftojnë. Ndërkohë nga Kosova janë gjithsej 156 trupa nga të cilët 61 janë vrarë, ndërkohoë nga Maqedonia e Veriut janë vrarë 21 persona.
Ndërsa ministria e Punëve të Jashtme ka mohuar lajmin e nxjerrë nga ambasada ruse në Shqipëri se në Ukrainë kanë vdekur 42 mercenarë shqiptarë. Ndër të tjera ata shtojnë se e gjitha është punë e propagandës ruse. Pasi mohoi kategorikisht pretendimet, MEPJ ka thirrur per sqarime dhe ne shenje proteste ambasadorin rus ne Tirane, Mikhail Afanasiev.
Kjo vjen edhe pasi, Kievi ka pretenduar në të shkuarën se dhjetëra mijëra shtetas të huaj kanë udhëtuar në Ukrainë për t’iu bashkuar luftës së saj kundër Moskës. Pretendime që i cilësuan si të ekzagjeruara nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
Minsitria publikoi atë që pretendonte se ishin numra të saktë të “mercenarëve” që luftonin në anën e Kievit, duke përfshirë ata që kanë vdekur në fushën e betejës. Sipas statistikave, gjithsej 6,956 shtetas të huaj nga 64 vende mbërritën në Ukrainë për t’u bërë luftëtarë pro-Kievit midis 24 shkurtit dhe 17 qershorit. Rreth 1,956 prej tyre janë vrarë, ndërsa 1,779 janë larguar nga vendi.
Sipas shifrave ruse, numri më i madh i luftëtarëve erdhi nga Polonia, me 1831 qytetarë të saj që iu bashkuan radhëve ukrainase. Kombi i Evropës Lindore u pasua nga Kanadaja, SHBA, Rumania dhe Britania e Madhe për sa i përket numrit të qytetarëve që udhëtonin në Ukrainë për të luftuar. Midis 422 dhe 601 persona erdhën nga secili prej këtyre katër vendeve, pretendoi ushtria ruse.
Më shumë se 100 luftëtarë iu bashkuan forcave të Kievit nga secila prej Gjeorgjisë, Kroacisë, Sirisë, Bjellorusisë, Francës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Estonisë, Shqipërisë, Lituanisë dhe Portugalisë, thuhej në raport. Kosova e njohur pjesërisht ishte burimi i 156 luftëtarëve. Nigeria ishte burimi më i madh afrikan i luftëtarëve, me 85 prej tyre që erdhën nga vendi për të marrë pjesë në luftime.
Pothuajse 65% e luftëtarëve polakë mbeten në Ukrainë, krahasuar me 45% të kanadezëve dhe më pak se 17% të amerikanëve. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë për çdo komb evropian. Sipas shifrave, nga 36 shtetas suedezë që shkuan në Ukrainë, 30 janë larguar dhe vetëm një është ende duke luftuar. Nga 33 personat nga Republika Çeke, 14 kanë vdekur dhe 15 mbeten në Ukrainë./m.j
Zonja ministre.Ambasadori nuk tha se i dërgoi qeveria shqiptare,por janë mercenarë shqiptarë ,pra njerëz të varfër,të paguar për të lënë kockat në Ukrainë, si amerikanët në Vietnam Laos Libi Siri Irak Afganistan etj.Pse të djeg ty??!! Po bën politikat botërore ti? Nuk e ke parë popullin tënd që vuan për bukën e gojës? Mblidhni mendjen dhe punoni për të zbutur varfërinë ekstreme të pensionistëve dhe invalidëve,që s’kanë me se të jetojnë.Kujtojmë çdo ditë Enver Hoxhën që pavarësisht se pati të meta,jeta në kohën e komunizmit ishte shumë e sigurtë dhe pensioni qe dinjitoz,70%e pagës qe merrje.Sot nuk merr as 27% të pagës.Ky është shteti yt zj.Xhaçka ku ti je bërë miliardere dhe unë që kam punuar tërë jetën me nder dhe sakrifica,më duhet të jetoj në mjerim.Mallkuar qofsha në votoj më për ju palaçot e politikës Gangstere shqiptare.