• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasada e SHBA shpjegon sesi të aplikoni për vizë, regjistrimet fillojnë më 4 tetor

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mundesi e artë për në SHBA nuk është vetem Lotaria Amerikane. Ambasada e SHBA-së në Tiranë në profilin e saj në Facebook në rubrikën “Pyesni Konsullin” sqaron procedurat për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë interes të vizitojë Shtetet e Bashkuara apo të shkojë atje për të jetuar.

“Pyesni Konsullin” është një përmbledhje pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura, të përgatitura lidhur me tema në interes për qytetarët shqiptarë.

Për programin e Lotarisë DV-2017, regjistrimet fillojnë më 4 Tetor 2016 ora 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016 ora 18:00 ora lokale e Shqipërisë.

Rubrika “Pyesni Konsullin”
Mirë se vini në edicionin e kësaj jave të “Pyesni Konsullin”! “Pyesni Konsullin” është një përmbledhje pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me tema në interes për qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë, apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Ne duam të sigurohemi që aplikantët të kenë informacion të saktë dhe të përditësuar. Pyetjet për Seksionin Konsullor mund të depozitohen në anglisht ose në shqip.

Para se të postoni pyetjen tuaj në “Pyesni Konsullin”, sigurohuni që të vizitoni Pyetjet e Shtruara më Shpesh në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane (http://albanian.tirana.usembassy.gov/…) për të parë nëse pyetjes tuaj tashmë i është dhënë përgjigje. Ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve që tashmë janë tek Pyetjet e Shtruara më Shpesh.

Ju lutemi, vini re se për shkak të natyrës publike të këtij forumi, ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve personale, as nuk do të diskutojmë specifikat e rasteve individuale të vizave. Pyetjet që përmbajnë informacion privat, apo ato identifikuese do të fshihen për të mbrojtur privatësinë e aplikantëve.

Megjithatë, ju jeni të mirëpritur të dërgoni çdo pyetje, që ka lidhje me një rast personal vize tek TiranaUSconsulate@state.gov. Për të pyetur në lidhje me shërbimet që ne ofrojmë për qytetarët amerikanë, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Ambasadës Amerikane (http://albanian.tirana.usembassy.gov/…), ndërsa për pyetje specifike kontaktoni tek acstirana@state.gov

Keshilla edhe per Programin e Lotarisë Regjistrimet për Lotarinë DV-2018: Lajm i mirë! Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar. Lexoni këtu më shumë:https://travel.state.gov/content/vi…. MOS përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht.

Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë. Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe. Lotaria DV-2017, Përgatitja për Intervistë. Jeni përzgjedhur? Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane këtu: http://albanian.tirana.usembassy.gov/… nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.

Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin.

Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 vazhdon që prej datës 3 Maj 2016 deri më 30 shator 2017, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisëhttp://dvlottery.state.gov/esc. Mbani mend, Departamenti i Shtetit nuk do u dërgojë të përzgjedhurve të lotarisë njoftim me postë apo me email. Edhe nëse ju vjen ndonjë email nga Departamenti i Shtetit, ai është vetëm për t’ju udhëzuar që të hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarvewww.dvlottery.state.gov ku do të gjeni udhëzime specifike për çështjen tuaj.

Ndaj, nëse ju vjen një email duke ju kërkuar për gjëra që nuk ju kemi thënë më lart, injorojeni atë, është një mashtrim. Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së.

Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë. Welcome to this week’s edition of “Ask the Consul!” “Ask the Consul” is a collection of questions and answers selected and prepared by the Consular section about subjects of interest to Albanian citizens who wish to visit or live in the United States. We want to make sure applicants have information that is accurate and timely. Questions for the Consular section may be posted in either English or Albanian.

Before posting on “Ask the Consul”, make sure to visit our Frequently Asked Questions on the Embassy’s website http://tirana.usembassy.gov/iaminqu… to see whether your question has already been answered. Please also note that, due to the public nature of this forum, we will not respond to any personal questions, nor will we discuss specifics of individual visa cases. Questions containing private or identifying information will be deleted to protect the privacy of applicants. However, you are welcome to send any questions you have regarding a personal visa case to TiranaUSconsulate@state.gov. To inquire about the services we provide to U.S. citizens, please contact ACSTirana@state.gov./shqiptarja/a.k

Next Post
Masakrimi barbar i Ilia Karelit, Prokuroria greke kërkon burg për gardianët

Masakrimi barbar i Ilia Karelit, Prokuroria greke kërkon burg për gardianët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In