• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e epidemiologes amerikane që punon në Shqipëri: Si të parandalojmë COVID-19

by
19/09/2021 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e një epidemiologeje dhe pedagogeje në SHBA, e cila aktualisht ndodhet në Tiranë dhe merret me koronavirusin.

Në mesazhin e saj, epidemiologia amerikane iu tregon shqiptarëve si të përballojnë situatën me virusin e të mos infektohen, ose të shmangin shtrimin në spital.

Sipas mjekes, e cila ka qenë pedagoge në universitetin e Harvardit për 13 vite, është shumë e rëndësishme të vaksinohemi, me secilën vaksinë, pasi të gjitha janë të sigurta, por edhe të mbajmë maskën në ambientet e mbyllura dhe në vendet ku ka shumë njerëz.

Mesazhi i epidemiologes amerikane:

Përshëndetje, unë jam Mesilla perry, profesorë dhe drejtuese e Departamentit të Shëndetit Mjedisor dhe Profesional në Universitetin George Washinton. Unë jam këtu në Shqipëri si pjesë e një burse të Fulbright për t’u përqendruar në shëndetin publik dhe jam një epidemiologe. Unë kam qenë më parë profesorë në universitetin e Harvardit për 13 vjet dhe kam qenë në George Washington për më shumë se 10 vjet. Unë në fakt kam një lidhje të gjatë me Shqipërinë. Herën e parë që kam ardhur këtu ishte në 1998 dhe e kam vizituar shumë herë që atëherë, dhe në fakt takova burrin tim që është shqiptar, ai është nga Saranda.

E kam takuar në Boston dhe ne kemi më shumë se 20 vjet bashkë. Ne kemi dy djem që janë 13 dhe 8 vjeç dhe ata do ndjekin shkollën në Shqipëri gjatë vitit që do kemi këtu. Unë kam punuar mbi Covid që në fillim dhe doja të ndaja disa pikëpamje me popullin shqiptar. Është e rëndësishme të përmend se këto pikëpamje janë të miat, ato nuk janë të qeverisë amerikane apo të Ambasadës së SHBA në Shqipëri. Pikëpamjet që dua të ndaj kanë të bëjnë me pandeminë dhe me kohën e gjatë dhe të vështirë që po kalojmë.

I gjithë globi ka përjetuar kaq shumë humbje dhe shqiptarët kanë sakrifikuar shumë. Unë i njoh shqiptarët, e di që ata janë zemërgjerë, i njoh ata si njerëz vërtet inteligjentë, shumë punëtorë, shumë mikpritës dhe njerëz vërtet të bukur, dhe ata meritojnë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Dhe për të arritur atje dua të ndaj tre perspektiva, tre gjëra që të gjithë shqiptarët mund të bënin, që mund të bëjnë për të parandaluar Covid. Duhet të vaksinoheni. Kur më pyesin se cila është vaksina më e mirë, vaksina më e mirë është e para në të cilën mund të keni qasje. Janë të miratuara, janë të vlerësuara me kujdes, janë të sigurta. Kam parë të dhëna të pavarura për të demonstruar se të gjitha vaksinat e disponueshme në Shqipëri janë të sigurta. Prandaj, merrni pak kohë për t’u vaksinuar vetë dhe gjithashtu familja juaj, për të mbrojtur të gjithë në familjen tuaj nga sëmundja. Nëse vaksinoheni keni 10 herë më pak mundësi të sëmureni nga Covid, 10 herë më pak mundësi për të shkuar në spital. E dyta është se ne duhet të vazhdojmë të mbajmë maska.

Është ajo që është, na ndihmon të parandalojmë Covid. Rastet e Covid që po ndodhin në Shqipëri tani, mund të parandalohen duke mbajtur maskën. Pra, kur jeni brenda vendosni një maskë, kur jeni në autobus vendosni një maskë, kur jeni jashtë në ajër të hapur dhe nuk është askush përreth jush nuk ka nevojë të mbani maskë. Dhe më në fund nëse nuk ndiheni mirë, qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi, nëse dyshoni se mund të jeni ekspozuar ndaj dikujt me Covid mund të testoheni. Nëse rezultoni pozitiv, qëndroni në shtëpi, karantinohuni dhe parandaloni infektimin e të tjerëve. Dhe në fund doja të thoja se: Unë nuk jam shqiptare, por e kam Shqipërinë shumë thellë në zemër.

/b.h

Next Post
Flasin familjarët e çiftit Rrasa nga Divjaka: E kishte grua të dytë, më shumë më dhimbset ajo!

Flasin familjarët e çiftit Rrasa nga Divjaka: E kishte grua të dytë, më shumë më dhimbset ajo!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In