• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasada e SHBA flet me emra: Reforma u arrit sepse udhëheqësit lanë mënjanë mosmarrëveshjet

by A R
05/06/2020 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përveç ambasadores Yuri Kim, edhe selia e saj ka lëshuar një deklaratë për mediat pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore.

Ambasada amerikane falenderon Edi Ramën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Gramoz Ruçin për rezultatin e bisedimeve. SHBA thotë se marrëveshja duhet t’u japë qytetarëve më shumë besim.

Deklaratë e Ambasadës së SHBA:

Mirëpresim marrëveshjen ndërpartiake për reformën zgjedhore në Shqipëri, e cila forcon garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e çon Shqipërinë përpara në rrugën e saj evropiane. Kjo marrëveshje është rezultat i orëve të gjata, diskutimeve të ndezura, si dhe vendimeve të vështira nga anëtarët e Këshillit Politik Oerd Bylykbashi, Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari dhe Petrit Vasili.

Të gjitha palëve iu desh të bënin lëshime në mënyrë që populli shqiptar të mund të përftojë garanci të reja, të tilla si identifikimi elektronik i votuesve, i cili mbron integritetin e kutisë së votimit. Marrëveshja po ashtu ndërmerr hapa për të depolitizuar administrimin zgjedhor në Shqipëri, duke siguruar më shumë transparencë dhe pavarësi më të madhe të personelit të zgjedhjeve. Disa masa depolitizimi do të hyjnë në fuqi menjëherë, ndërsa disa masa shtesë do të hyjnë në fuqi menjëherë më pas. Së fundi, kjo marrëveshje duhet t’iu japë shqiptarëve më shumë besim në mbikqyrjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet përfshirjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun.

Kjo piketë e rëndësishme u arrit sepse udhëheqësit e Shqipërisë lanë mënjanë mosmarrëveshjet dhe punuan për të prodhuar një rezultat të prekshëm për popullin shqiptar. Përgëzojmë Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për udhëheqësinë e tyre. Shprehim vlerësim për zërin e rëndësishëm të Presidentit Meta, i cili i nxiti të gjitha palët që të arrinin konsensus. Udhëheqësia e tyre, përkrah asaj të Kryetarit të Kuvendit Ruçi, do të jenë me rëndësi teksa reforma e dakordësuar miratohet nga Kuvendi dhe vihet në zbatim. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i mbështesin fort këto përpjekje. Do të vazhdojmë ta mbështesim fort aspiratën e Shqipërisë për të qenë anëtare e plotë e familjes evropiane.

/a.r

Next Post
“Një ditë e mirë, në fund të një jave të gjatë”, ambasadori britanik: Të gjitha palët kishin vullent për kompromis

"Një ditë e mirë, në fund të një jave të gjatë", ambasadori britanik: Të gjitha palët kishin vullent për kompromis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë: IKMT shemb 9 objekte për hapjen e rrugës së investimit

Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë: IKMT shemb 9 objekte për hapjen e rrugës së investimit

November 6, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

November 6, 2026
“35.15 miliardë lekë për rrugët”, Karakaçi: Financim i plotë për Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Ndroq-Plepa

“35.15 miliardë lekë për rrugët”, Karakaçi: Financim i plotë për Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Ndroq-Plepa

November 6, 2026
Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

November 6, 2026
Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

November 6, 2026
Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

November 6, 2026
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

November 6, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

November 6, 2026
“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

November 6, 2026
E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In