Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy diplomatët iranianë, Mohamed Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka cituar Zëdhënësen e Departamentit Amerikan të Shtetit e cila shprehet se regjimi i Iranit vijon që të përdorë selitë diplomatike si mbulesë për të kryer terroriste si dhe të kërcënojë opozitarët e MEK, muxhahedinët.
“Ne përgëzojmë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy të ashtuquajtur diplomatë iranianë. Regjimi i Iranit vazhdon të përdorë mjetet e tij diplomatike në Europë dhe vende të tjera, si maskim për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe përgjuar iranianët që jetojnë jashtë vendit të tyre.” – Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus