Ambasada amerikane në Tiranë, ka bërë një njoftim shumë interesant ditën e sotme.
Përmes profilit zyrtar në ‘Facebook’, stafi i ambasadës amerikanë në Tiranë, ka nxjerrë në ankand disa prej mobileve të kësaj ambasade.
“Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë shet artikujt e tepërt (mobilje dhe pajisje shtëpiake) nëpërmjet ankandit “online” në internet.
Artikujt e tepërt do të shiten duke u bazuar në rregullat e përcaktuara nga Departamenti i Shtetit i Sh.B.A.. Secili grup artikujsh do të ketë një numër të veçantë (numri i grupit), një përshkrim të detajuar, gjendjen aktuale, funksionalitetin si dhe një sërë fotosh.”, -shkruhet në njoftimin e ambasadën amerikane.
Për artikujt e ambasadës klikoni këtu!
/b.d