• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ambasada amerikane: Lista e zezë e sanksioneve mund të zgjerohet. Ata që kryejnë akte korruptive…!

by Java News
20/07/2023 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler paralajmëroi se Uashingtoni mund të përcaktojë të tjerë persona dhe organizata për korrupsion, por pa dhënë më shumë detaje.

Komentet e saj pasuan përcaktimin të mërkurën për korrupsion nga Departamenti amerikan i Thesarit të biznesmenit maqedonas Jordan (Orce) Kamçev.

Biznesmeni Kamçev ka qenë themelues i një spitali të njohur në Shkup (Sistina), të cilin prej pak vitesh nuk e menaxhon më sikurse edhe një sërë kompanish të ngritura nga ai vetë. Megjithatë, ai zotëron aksione në të paktën një bankë në Shkup dhe ka ndikim në shumë biznese të tjera. Jordan (Orce) Kamçev doli nga burgu para disa muajsh ndërsa akuzohej nga Prokuroria e Posaçme për pastrim parash dhe për aktivitete biznesi “off shore”.

“Kamcev abuzoi me pozitën e tij, duke u angazhuar në aktivitete korruptive dhe duke ndjekur një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve demokratike dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thuhej në njoftimin e departamentit amerikan të Thesarit. “Departamenti mbetet i përkushtuar për të vendosur para përgjegjësisë ata që kryejnë akte korruptive”, thuhej më tej.

Departamenti i Thesarit njoftoi gjithashtu se kishte bllokuar të gjitha pronat e biznesmenit që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim apo nën kontrollin e shtetasve amerikanë, të lidhur me të.

Ambasadorja amerikane në Shkup tha se pret me interes të shohë nëse institucionet maqedonase do të ndërmarrin hapat e duhura sa i takon luftës kundër korrupsionit. Sipas saj personat përgjegjës duhet të japin llogari para drejtësisë duke shtuar se provat lidhur me veprimtarinë e personave të përcaktuar, janë mbledhur në Maqedoninë e Veriut.

“Qytetarët meritojnë institucione të cilave mund t’u besohet”, tha zonja Aggeler, duke bërë thirrje për transparencë e luftë pa kompromis në mbështetje të vlerave demokratike.

Departament amerikan i Shtetit shpalli pak kohë më parë ‘non grata’ Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut.

Një vendim i tillë nënkupton se Ramiz Merkos dhe familjes së tij, nuk do t’i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara./VOA

Next Post
Ngjarja e rrallë/ Nga Franca në Angli me armë të rënda: A keni gjë për të deklaruar? Po, kemi dy raketahedhës nga Ukraina

Ngjarja e rrallë/ Nga Franca në Angli me armë të rënda: A keni gjë për të deklaruar? Po, kemi dy raketahedhës nga Ukraina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In