Deputetja e PD Oriola Pampuri ka “zhveshur” kostumin e politikës dhe është shfaqur me tërrësisht ndryshe me një rrëfim personal.
E ftuar në emisionin “Living Room” në Vizion Plus, Pampuri ka treguar një histori prekëse, se si ajo është bashkuar pas shumë vitesh me kushërinjtë e saj vjenezë.
Deputetja thotë se gjyshi i saj, pas largimit nga Kosova ishte ndarë me vëllain e tij dhe nuk kishin asnjë kontakt mes tyre, për shkak edhe të sistemit komunist. Sipas saj, vëllai i gjyshit mendohet të jetë vrarë nga ish sigurimsat në tentativën që ai kishte për të marrë jashtë vendit vëllain dhe motrën e tij.
Por vdekja e xhaxhait të mamit thotë Pampuri ishte goditje e rëndë për gjyshin e saj, i cili nuk arriti dot të njihte nipin dhe mbesat. Por një portofol që e kishte marrë me vete pasi u largua nga Kosova dhe dy fotografi, bënë të mundur, që familja e Pampurit dhe kushërinjtë e saj vjenezë të bashkoheshin.
Rrëfimi i plotë i Pampurit në Living Room:
Ky është portofoli i gjyshit tim, i vetmi objekt, me të cilin është arratisur nga Kosova për Shqipëri nga Drini për gjithë natën. Ka ardhur këtu, sepse kishte një motër dhe duhet ti qëndronte pranë.
Dy vëllezër të shkolluar dhe që njihnin shumë gjuhë të huaja. Vëllai i tij u arratis fillimisht në Itali, më pas në Austri ku u njoh me një grua austriake dhe më pas duke qenë se mbreti Zog u arratis dhe u vendos një periudhë kohe në Kairo dhe aty jetoi edhe xhaxhai i mamit tim. Gjyshi im në Shqipëri i vëllai jashtë dhe nuk arritën kurrë të kishin kontakte me njëri-tjetrin sepse sigurimi i shtetit kontrollonte çdo letër-këmbim që i vinte dhe në momentin që ai atje kishte lënë 3 fëmijë, bashkëshortja largohet për në austri sepse edhe ne Egjipt u vendos sistemi komunist.
Ai kishte menduar se vëllai dhe motra e tij e kishte lexuar letrën, por që atyre nuk u kishte rënë në dorë pasi mund ta ketë marrë sigurimi i shtetit. Dhe kjo është arsyeja pse sot xhaxhait të mamit tim nuk i janë gjendur eshtrat. Gjyshi nuk dinte asnjë gjë dhe pas 10 vitesh merr vesh nga një person që kishte humbur jetën dhe hap dyert e mortit për të pritur njerëzit. I pikëlluar të takonte vëllain dhe familjen e tij, amaneti i tij ka qenë kush ishin ata. Mami dhe vëllai im bënë tentativa me dy fotografi që i kishte në portofol.
Në një moment unë dërgoj një foto të një xhaxhait të mamit dhe gjeta kushërinjtë e mi vjenezë. Pas dy vitesh që dërgoj foton, marr një përgjigj. Të dy vëllezërit kishin të njëjtën foto. Këtë foto ja nisa një personi që kishte të njëjtën mbiemër me mamin tim. Ata pastaj erdhën në Tiranë dhe vështirësia ishte se nuk dinin gjuhën. Emocionet ishin të jashtëzakonshme dhe me këtë them që amanetin e gjyshit e kam çuar në vend./m.j