• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Amaneti që shoqëroi Juli Shllakun deri në vdekje për babanë e pushkatuar: “Ku është trupi i tim eti”,

by Java News
27/11/2021 23:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anila Dedaj

Mark Shllaku ishte një mësues në Shkodër në vitet 1940-1949. Ai iu bashkua intelektualëve shkodranë të angazhuar në Partinë socialdemokrate të Musine Kokalarit. Faji i vetëm i tij dhe i grupit ku bënte pjesë, ishte kërkesa për respektimin e lirisë dhe të drejtave të njeriut. Por si shumë të tjerë, ai u cilësua armik i popullit dhe u dënua me pushkatim.

E bija Luli, ishte në atë kohë vetëm tetë vjeç. Do të shoqëronte të ëmën Angjen në takimin e fundit me babain. Nuk e harroi kurrë atë ditë as  bisedën e porositë e fundit të babait para ekzekutimit. Ishte fjala për disa letra të fshehura në sendet e tij personale, të cilat do ti ktheheshin familjes pas pushkatimit. I kish shkruar amanetet e fundit në letrat e paketave të cigares që pinte pandalur deri në minutat e fundit para ekzekutimit, më 31 tetor të vitit 1949.

Menjëherë sa mori letrat në dorë, nëna e Julit, Angjia nisi kërkimet për trupin e bashkëshortit të pushkatuar, në përpjekje për të çuar në vend amanetin e shkruar në këto letra.

Kalvari i vuajtjeve nuk kishte përfunduar sepse Angjia dhe fëmijët e saj do të përballeshin me grabitjen e pasurisë dhe persekutimin e vazhdueshëm në diktaturë.

Juli bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, vazhduan jetën e vështirë si familje e “armikut të popullit”. Pavarësisht vuajtjeve  dhe mundimeve nuk i harruan amanetet, sidomos njërin prej tyre që do të mbetej brenga e përjetshme e Julit.

Juli jetoi 73 vjet me shpresë se një ditë do ta gjente trupin e zhdukur të të atit… Askush nuk iu përgjigj pyetjeve të saj të përsëritura: Ku është fshehur trupi i tim eti, të ekzekutuar padrejtësisht nga diktatura? …Cilat janë arsyet që kanë penguar institucionet shqiptare që ta kërkojnë varrin e të tij e të rreth 6 mijë personave të zhdukur gjatë diktaturës? Për cilat arsye është mbajtur peng, e pas 30 vitesh nuk ka nisur kërkimi për të zhdukurit gjatë diktaturës komuniste?

Juli Dukagjini u nda nga jeta në gusht të këtij viti në moshën 81 vjeçare. U largua me brengën e madhe për babain e zhdukur, u largua pa marrë asnjë përgjigje.

Next Post
Sulmet kibernetike të Kinës, arma e shekullit të 21-të

Sulmet kibernetike të Kinës, arma e shekullit të 21-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, dyshohet se kishin organizuar seri vjedhjesh në banesa

Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, dyshohet se kishin organizuar seri vjedhjesh në banesa

May 13, 2026
Vengu takon studentët shqiptarë në Tetovë, mbështet protestat për provimet në gjuhën shqipe

Vengu takon studentët shqiptarë në Tetovë, mbështet protestat për provimet në gjuhën shqipe

May 13, 2026
Sherr në Kamëz në lokal, pezullohen dy policë pas dyshimeve për mosveprim në konfliktin ku u përfshi edhe efektiv i FNSH-së

Sherr në Kamëz në lokal, pezullohen dy policë pas dyshimeve për mosveprim në konfliktin ku u përfshi edhe efektiv i FNSH-së

May 13, 2026
SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të KPP, Jonaid Myzyri

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të KPP, Jonaid Myzyri

May 13, 2026
Publikohen listat e kandidatëve për zgjedhjet në Kosovë, PDK me Bedri Hamzën i pari, ndryshime edhe në LDK e VV

Publikohen listat e kandidatëve për zgjedhjet në Kosovë, PDK me Bedri Hamzën i pari, ndryshime edhe në LDK e VV

May 13, 2026
Atentati me tritol ndaj biznesit të Noizyt, Bashkim Rajku dhe vajza e tij dëshmojnë në GJKKO

Atentati me tritol ndaj biznesit të Noizyt, Bashkim Rajku dhe vajza e tij dëshmojnë në GJKKO

May 13, 2026
Tragjedi në Durrës, 19-vjeçarja humb jetën pas vetëhedhjes nga pallati

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari dërgohet në spital pas goditjes në gjoks

May 13, 2026
Rama i replikon gazetarit Eddy Wax: Italia merr nga Shqipëria atë që kërkon

Rama i replikon gazetarit Eddy Wax: Italia merr nga Shqipëria atë që kërkon

May 13, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

Salianji: PD në izolim diplomatik për shkak të Berishës, marrëdhëniet me ndërkombëtarët jetike për opozitën

May 13, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In