• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aman, Doktor, mos ia shto votat Edi Ramës!

by Kristo Mërtiri
01/11/2023 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristo Mërtiri

-Miku im, nuk e kam llafin vetëm për skenat tragjikomike të ditës së hënë në tempullin e Demokracisë e˙ të Pluralizmit, gjatë seancës parlamentare që u kthye në shesh tollovie e rrugacërie. Ti, na ke thënë se e njeh Doktorin që 40 vite më parë. Atje në metropol, bëj zahmet, përpiqu e mos përto ta takosh sa për t’i thënë këtë lutjen time. Po nuk mundesh , shko në ndonjë Konferencë Shtypi, e ma hiq këtë maraz e merak të vjetër. Sepse ca kacagjelëve deputetë mburravecë, të ngrefosur, bosh e të kapardisur, ua ka hequr kapistrën e frerët. I ka lëshuar si azatë të handakosur nëpër mjediset e Parlamentit. Por mua më shëmbëllejnë ndryshe. Në nahijen tonë, shërbëtorët e bindur e kokëtulë, të verbër e të përkulur tmerrësisht përballë “prijësit”, i thërrsin zagarë. Mjafton t’u lëshosh ndonjë kockë dhe ata heshtin ose ndërsehen me lehje e pa lehje, me hënë e pa hënë, me vend e pa vend. Dhe halli ynë nuk është sepse lënë pa gjumë mëhallën. Kjo do ishte mbase gjysma e të keqes. Ja lutja ime deri në përgjërim: -Aman, Doktor, mos ia shto votat Edi Ramës ! Se njerëzia po vë duart në kokë. Edhe emri  i partisë së parë opozitare po fëlliqet cdo javë e më tepër. Hallet e tij personale e familjare nuk ia lehtësojnë hic. Përkundrazi. Ia rëndojnë edhe më shumë ata rondokopë të tredhur a të patredhur. Vetëm beteja në Gjykatë do e nxjerrë në selamet. Atje është sheshmejdani për Drejtësi, dinjitet e ndershmëri…

 Lutja e mikut tim nga Konispoli (ish pëdëist i thekur e i zhgënjyer herët), më detyroi të hedh këto shënime. Po të ishte vetëm ky, mbase nuk do ia vlente barra qeranë. Janë shtuar e shtohen përditë me zë e nën zë, pasanikë e të varfër, me tesera e pa tesera, të djathtë e të majtë. Nuk e di nëse nga PD-ja e Rithemelimit është bërë ndonjë testim a sondazh në elektorat, nga Jugu në Veri. Apo parashikimet e “horoskopit” sekret i ka nën mëngë  vetëm Doktori ?! Le të presim ndonjë befasi a “surprizë” nga podiumi demode i Foltores… Sepse druri muk ka dalë vetëm nga xheneti, por edhe nga mileti. Edhe lehjet pa doganë përtej cdo kufiri moral e qytetar, me dhëmbë e pa dhëmbë, me zë koke a me zë gryke, me mikrofon e pa mikrofon, nuk janë si ato të zagarëve që nuk të hanë dot. Dhe dihet, “shkopin” e ka gati elektorati, publiku i mencur e i heshtur dhe restokthyer përpara kutive të votimit. E ka treguar dhe po e tregon qartë votuesi në qytete e fshatra. Personalisht, besoj shumë te vullneti i zgjedhësve. Ky është zigji që të lë pa fjalë e pa halë kolltuku e pushteti. Ashtu sic u votua 100 përqind Reforma në Drejtësi ! Një shembull që flet shumë sot dhe nesër. Jo rastësisht, SPAK-u po sfidon e po ngrihet më lart se cdo forcë politike e institucion shtetëror e privat, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndihma e drejtpërdrejtë dhe vlerësimet pozitive të europerëndimorëve, nuk u japin krahë vetëm prokurorëve, hetuesve e gjyqtarëve, por edhe vetë qytetarëve të thjeshtë taksapagues. Hetimi dhe prekja e të “paprekshmëve” në emër të Ligjit, nuk është hap i vogël dhe as fishekzjarr euforie. Populli pret shumë ! Popull që duron edhe fukarallëkun, por hajdutërinë e maskarallëkun galopant mbi djersën e tij të kulluar, nuk e duron kurrë. Qofshin ministra, kryeministra, zyrtarë të lartë e të ulët, pinjollë me njollë të zezë, blu a rozë. Në fund të fundit, “qen i bardhë, qen i zi, qen murrash, qen balash, qen është…”, do thoshnin me të drejtë pleqtë e mencur e hokatarë të vendlindjes sime. Duam a s’duam, karvani ecën përpara ! Iku koha me “skenarë” e projekte marrëzie nëpër xhepa, sepete e sirtarë. Aq më tepër kur janë “pa pikë kauze e morali”(kështu i quajti mbrëmë ish deputetja Përnaska). Shqiptarët e vërtetë nuk e kanë kujtesën aq të shkurtër, që nga burgosja e vetme politike e Fatos Nanos. Ose sikur të kujtosh vetëm varrezat e ’97-ës zezonë me mbi 3 mijë të vrarë; flakët e Gërdecit që poqën e dogjën të gjallë 26 vetë; 21 janarin e 4 protestuesve fatkeqë që dhanë shpirt në trotuaret poshte selisë së Kryeministrisë nga plumbat e Gardës së Republikës etj. gjëma të thëna e të pathëna, mjaftojnë për një hetim të plotë e gjykim shembullor.

“Aksioni opozitar” që trumbetohet me gojë, me shkrim e me megafonë, nëse shpërthen sadopak për zbardhjen e atyre gjëmave, jemi të gatshëm unë dhe miqtë e mi të dalim në ballë e pa asnjë pishmanllëk !

-“Ka shumë skenarë. Nuk mund t’i them, se kjo është betejë nga një grup deputetësh për herë të parë në histori”.

Kaq tha Doktori në pasmesditën e së martës. Po kaq budalla e kujtojnë njerëzinë ?!

Halle-halle kjo dynja. Ndoshta nuk ngjajnë me njëri-tjetrin. Mbi 3 dekada më parë, në ballinën e gazetës “Bashkimi” është botuar një shkrim me firmën time, pas deklaratës së Doktorit President se nuk do të lëvizte nga apartamenti jo dosido i kohës së Enverit në Brrakë. Sinqerisht, atëhere e vlerësova pozitivisht, pa asnjë paragjykim cinik a cyryk.(Madje kujtoj edhe një thënie të tij pak më vonë në Parlament:” -Kush ngre një pallat bëhet i pasur” ! Po me 19 kulla në mes të Tiranës, c’farë bëhesh vallë ?!…). Mirëpo, rrodhën shumë ujëra. Po sot ? Pasuritë tepër marramendëse që kanë dhënë e po japin mediat dhe institucionet serioze për fëmijët, dhëndrrin, bashkëpunëtorët besnikë e jo besnikë, mbështetësit militantë e të panginjur etj., na e bëjnë mendjen ujem. Ka vërshuar zhgënjimi i pafund. Njerëzit e thjeshtë e të ndershëm pyesin drejtpërdrejt : Ky tabor me milionerë e miliarderë(acik të dyshimtë e abuzues) a do të kapnin këto maja majmërie e kusarie, po të mos ishte Berisha president e kryeministër ?! Më thoni, kush mund t’ua mbushë mendjen ndryshe. Apo grupi i deputetëve me cakenj të vjetër e të rinj, që do bëjnë hatara “për herë të parë në histori” ! Kur shikojmë ende edhe ndonjë “zagar plak” të fshehur pas favoreve e privilegjeve të pamerituara, dhe që sulen të cartur nëpër mjediset e Parlamentit, kujtojmë një fabul ezopiane. Dhe vëmë buzën në gas :

-“Një zagar plak i kishte shërbyer me devotshmëri të zotit për një kohë të gjatë, por, me kalimin e viteve, fuqitë e kishin lënë pak nga pak dhe ankesat për shëndetin sa vinin e shtoheshin. Një ditë, kur ndodhej për gjah me të zotin, u doli përpara një derr i egër. Zagari u sul me vrull dhe e kapi nga veshi, mirëpo iu shkulën dhëmbët dhe derri ia mbathi. I zoti vrapoi drejt zagarit e nisi ta shante e ta gjuante paq me shkop, por e mbajti dorën kur zagari i shkretë e pa në sy dhe i tha :- Kurseja jetën shërbëtorit tënd të vjetër, zotëri i dashur ! Ti e di mjaft mirë që nuk më mungoi as kurajoja as dëshira, por më lanë në mes të udhës forca dhe dhëmbët, të cilat i kam humbur duke të shërbyer ty”…

Ndërkohë miku im i djathtë qeshte me gjithë shpirt. Por edhe mërmërinte me gjongul lutjen pa kurrfarë qesëndie : -Aman, Doktor, mos ia shto votat Edi Ramës !…Të vërtetat tronditëse nuk kanë nevojë për kallauz. E as për zhurmë politike e mediatike. Kanë nevojë për veprim e vendim juridik, larg sokëllimave e përtej “shkërdhatokracisë” së Tranzicionit shqiptar.

Next Post
Fletë-arresti është prerë? Gazetari: Ilir Meta ka 4 ditë që nuk përgjigjet në telefon, nuk ndodhet në Shqipëri

Meta sulmon SPAK: Është kthyer në një nga bizneset më të mëdha të qeverisë, sponsorizon kallëzues të rremë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In