• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Alzheimer, sot dita botërore: 25 shenjat dhe simptomat e sëmundjes

by Java News
21/09/2015 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alzheimer, sot dita ndërkombëtare: 25 shenjat dhe simptomat e sëmundjes

Çdo tre sekonda një person sëmuret nga demenca. Dhe rastet janë në rritje.

Fushata ndërkombëtare e një dite “vjollcë”, ngjyra e sëmundjes me moton “Mos më harroni” synon të mledhë fonde për atë që cilësohet si sëmundja e shekullit.

25 shenjat dhe simptomat e sëmundjes

Edhe nëse një person ka Alzheimer, kjo nuk do të thotë që jeta e tyre ka mbaruar. Një person me Alzheimer mund të bëjë një jetë kuptimplotë dhe plot produktivitet për shumë vite, por është e rëndësishme që të marrin diagnozën e duhur. Shpesh njerëzit kanë tendencën të marrin ndihmën vonë, vetëm kur gjendja e tyre përkeqësohet.

Humbja e kujtesës

Humbja e rëndë e kujtesës dhe konfuzion nuk janë një pjesë normale e plakjes. Por harresa e shkaktuar nga stresi, ankthi ose depresioni janë të dëmshme, sidomos për dikë që është më i vjetër. “Ne të gjithë harrojmë detaje të bisedave që bëjmë me dikë, por një person me Alzheimer harron atë që sapo ndodhi, atë që sapo dikush tha” thotë Liza Gyther, bashkautore e “The Alzheimer’s Action Plan’.

Ndërrimet e shpeshta të humorit

Është e zakonshme për dikë që vuan nga Alzheimer që të jenë shqetësuar ose në ankth. Atyre u ndryshon humori shpejt. Mërziten në disa vende të caktuara, ose fiksohen me detaje të veçanta. Gjendja e trazuar zakonisht shkaktohet nga frika, konfuzioni, lodhja dhe përpjekja për t’i dhënë kuptim një bote që u duket pa kuptim.

Gjykimi i paaftë

Një person me Alzheimer fillon të marrë vendime që duken pa kuptim, të papërgjegjshme ose të papërshtatshme. Vihet re një largim i sjelljeve të dikurshme, si për shembull të vishesh në mënyrë të çuditshme në varë si të motit, dhe janë të pavendosur të zgjedhin se çfarë është e sigurtë për ta. Gyther thotë se “shumica e vendimeve lidhen me paratë. Personat që vuajnë nga Alzheimer fillojnë të shpenzojnë në mënyrë të pazakontë”.

Probleme me paratë dhe shifrat

Personat me Alzheimer kanë vështirësi në procesin e të menduarit abstrakt, ndërkohë që sëmundja progreson, duke i bërë të vështira kuptimin e parave dhe shifrave. Harron të paguash faturat, të menaxhosh buxhetin e parave, madje dhe të harrosh se çfarë numrat përfaqësojnë.

Vështirësi me detyrat familjare

Një person që harron e ka të vështirë të përfundojë dhe madje të fillojë detyrat e përditshme të cilat i ka bërë 100 herë gjatë jetës së tij më parë. Fillon të harrosh zakone e aktivitete të përditshme familjare, vendin ku rri me familjarët, lojën e preferuar që luan etj.

Probleme me planifikimin dhe zgjidhjen e problemeve

Ndërsa humbja e kujtesës zhvillohet, të afërmit e tu mund ta kenë të vështirë të përqendrohen  dhe të kuptojnë se u duhet ta përsërisin disa herë një veprim që t’ia ngulisin personit që vuan nga Alzheimer. Dhe këtu bëhet fjalë si për listën ushqimore që duhet blerë, receta e gatimit për një pjatë si dhe pagesat e faturave mujore.

Vendosja e gjërave në vendin e gabuar

Të gjesh çelësat e makinës në frigorifer, telekomandën në sirtar apo të gjesh sendet e humbura në vende të çuditshme është një tregues i fortë se anëtari  i familjes suaj mund të vuajë nga Alzheimer. Edhe pse kemi tendencën ta lidhim humbjen e kujtesës me procesin e plakjes, njerëzit me Alzheimer harrojnë se ku vendosin objektet pas një periudhe të shkurtër kohe.

Ngatërresa e kohës dhe vendit

Disorientimi për kohën dhe vendin, si të harrosh vendin ku jeton, të humbësh kollaj, të harrosh datat apo periudha kohore të jetës tënde, këtë e vuajnë personat që mbartin sëmundjen Alzheimer. “Çështja e vërtetë për Alzheimer ka të bëjë me perceptimin e kohës,” shpjegon Gyther. “5 minuta mund të duken si 5 orë, e kështu burri mendon se gruaja është larguar për orë, ose javë të tëra nga shtëpia’.

Vështirësi në komunikim

Ndërsa sëmundja zhvillohet, aftësitë e komunikimit dhe gjuhësore të atij personi fillojnë të zbehen. Ai apo ajo mund ta ndalojë bisedën në gjysëm dhe nuk di më ta vazhdojë. Fjalori është i vështirë për ta. Personi lufton për të gjetur fjalën e duhur, ngatërron fjalë të caktuara me fjalë të tjera, shpik fjalë të reja.

Flet përçart

Fatkeqësisht, rreth 60% e njerëzve me Alzheimer kanë tendencën të bëjnë veprime të pakontrolluara e të humbin shpesh. Shqetësimi, frika dhe konfuzioni në lidhje me kohës, paaftësia për të njohur njerëzit e afërt, vendet dhe objektet ndikojnë në komunikimin përçart. Në disa raste  personat me Alzheimer dalin nga shtëpia në mes të natës për arsye të ndryshme por pa një qëllim të caktuar.

Veprime dhe fjalë të përsëritura

Përsëritja e vazhdueshme e fjalëve, deklaratave, pyetje apo aktivitete është vulë e sëmundjes Alzheimer. Ndonjëherë këto sjellje të përsëritura shkaktohen nga ankthi, mërzitja, apo frika e mjedisit që rrethohen.

Probleme me marrëdhëniet vizuale ose hapësinore

Një simptomë e Alzheimer është problemet me shikimin. Njerëzit me Alzheimer kanë tendencën të kenë vështirësi gjatë leximit, gjykimit të distancave, përcaktimit të ngjyrave. Ata mund të shihen në pasqyrë dhe mendojnë se në dhomë ndodhet dikush tjetër ose mendojnë se po shikojnë një reflektim.

Bëjnë veprime të paqëllimta

Nëse një i afërm i juaji shpesh bën veprimet të paqëllimta që në të vërtetë janë dhe pa kuptim, si të hapi dhe mbylli vazhdimisht një sirtar, të paketojë dhe ç’paketojë rrobat, ose të përsërisë kërkesa ose pyetje, kjo është shenjë e sëmundjes Alzheimer. Doktorët thonë se ata e bëjnë këtë gjë për t’u ndjerë produktivë ose të zënë me diçka.

Veçimi nga të tjerët

Alzheimer është një sëmundje që të izolon e shpeshherë të bën të vetmuar, që pasohet me një mungesë të përgjithshme interesash për aktivitetet që të rrethojnë. Të bën të tërhiqesh nga familjarët dhe miqtë. Njerëzit me Alzheimer fillojnë të shkëpusin veten nga hobit e tyre, aktivitetet sociale, projektet e ndryshme, aktivitet sportive të preferuara.

Të humbësh iniciativën dhe motivimin

Nëse apatia, humbja e interesit nëpër aktivitete sociale dhe hobit, ndodhin gjatë fazës së mesme të Alzheimerit atëherë këto ndodhin për shkak të depresionit. Rreth 40% e njerëzve me Alzheimer kanë depresion. Të identifikosh depresionin mund të jetë e vështirë. Personat e kanë të vështirë të artikulojnë ndjenjat e tyre.

Nuk njeh familjarët dhe miqtë

Ndërkohë që sëmundja Alzheimer zhvillohet, personi fillon të mos njohë më anëtarët e familjes dhe miqtë. “Njohja nuk vjen dhe shkon në një moment të veçantë,” thotë Gyther. “Në përgjithësi njerëzit harrojnë çfarë ata kanë mësuar, apo me kë janë takuar. Është e vështirë të shpjegosh pse ndonjëherë ata mbajnë mend emrin e një fëmije dhe harrojnë emrin e tjetrit”.

Humbin shqisën e të prekurit

Alzheimer ndikon në aftësitë motorike, duke ndërhyrë në aftësinë e personit të sëmurë për t’u veshur apo për t’u zhveshur, ose harron përdorimin e thikës e pirunit. Dridhja e duarve dhe gjendja e dobët, ose mpirjet janë shenja të një sëmundje tjetër që është Parkinson, por që ndikon tek Alzheimer.

Kanë vështirësi në të veshur

Procesi i të veshurit është diçka e vështirë për pacientët me Alzheimer, të cilët ndonjëherë harrojnë dhe si të vishen, si të lidhin këpucët, apo si të shtrëngojnë rripin. Ata mund të veshin të njëjtën gjë vazhdimisht, duke harruar që ashtu ishin veshur një ditë më parë.

Morespektimi i higjienës

Ndërsa sëmundja progreson, këto persona harrojnë të lajnë dhëmbët, të bëjnë banjë rregullisht, të ndërrojnë rrobat dhe të përdorin tualet. Ata harrojnë arsyen se pse duhet t’i lajnë dhëmbët. Harrojnë të krehin flokët, të heqin thonjtë, të rruhen.

Harrojnë të hanë e të pinë

Njerëzit që vuajnë nga Alzheimer ndodh që të harrojnë vaktet e ushqimit, kryesisht nga arsyeja se kanë oreks të rënë dhe humbin interesin për ushqimin. Nga ana tjetër, ka nga ata persona që harrojnë që kanë ngrënë, dhe rrjedhimisht konsumojnë disa vakte gjatë ditës.

Sjellje të papërshtatshme

Në fazën e mesme dhe të vonshme të sëmundjes Alzheimer, një person mund të fillojë të humbasë kontrollin e impulseve të tij duke vepruar dhe u sjellë në mënyra të papërshtatshme apo të pazakonta. “Ata mund të thonë gjëra pa takt, gjëra që nuk i kanë thënë kurrë më parë” thotë Gayther. Ata mund të harrojnë edhe që janë të martuar e nisin të flirtojnë ose të bëjnë veprime të papërshtatshme seksuale.

Kanë iluzione dhe paranojë

Nga dyshimet irracionale, personat me Alzheimer, mund të kenë besime të rreme dhe deziluzionohen. Shpesh mendojnë sikur dikush i ndjek e do t’i vrasë. Rrjedhimisht, ata mund të fillojnë të përjetojnë halucinacione. Fillojnë të shohin, dëgjojnë, nuhasin apo shijojnë gjëra që në të vërtetë nuk janë fare aty.

Agresioni verbal dhe fizik

Ndërsa sëmundja e Alzheimer përkeqësohet me kalimin e kohës, nuk është e pazakontë për dikë që të bëhet verbalisht dhe fizikisht i dhunshëm. Shpërthime verbale, që përfshijnë mallkimet, diskutimet, bërtitjet e kërcënimet janë të zakonshme. Ka edhe pacientë që godasin e shtyjnë kujdestarët e tyre.

Vështirësi me gjumin

Disa simptoma të caktuara, si nervozizmi, lodhja, ankthi, axhitacioni, disorientimi dhe konfuzion, kanë tendencën të përkeqësojnë sëmundjen dhe ta bëjnë të vështirë jo vetëm ditën por edhe natën, duke rezultuar me vështirësi në procesin e gjumit. 20% e personave me alzheimer vuajnë nga çrregullimet e gjumit dhe pagjumësia.

Sjelljet fëmijërore

Ekspertët thonë se personat me Alzheimer kanë tendencën të bëhen krejtësisht të varur nga një individ i caktuar, dhe vazhdimisht ndjekin vetëm ata. Sidomos kur ata ndodhen të hutuar apo të frikësuar. “Është shpesh rezultati i të ndjerit i frikësuar në një botë që i ngatërron ata, kështu që ata kanë nevojë për një person të cilit i besojnë,” shpjegon Gyther.

Next Post

Mediu dhe Basha, bashkëjetesa që kriset për t’u grisur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

March 5, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

March 5, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

March 5, 2026
Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

March 5, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Thirrja e fundit nga PD: Shqiptarë, mos blini naftë! Sidomos ju që keni makina për tangërllik

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In