• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alzheimer, inteligjenca artificiale vjen në ndihmë të të sëmurëve

by Java News
20/09/2017 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alzheimeri mund të diagnostikohet 10 vite përpara se të dalë në pah, përmes inteligjencës artificiale. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Barit, që ka zhvilluar një teknikë bazuar mbi analizat e rezonancës së trurit.

Studiuesit, të udhëhequr nga Nicola Amoroso dhe Marianna La Rocca, i kanë “mësuar” fillimisht algoritmit të bëjë dallimin mes një truri të shëndetshëm dhe një tjetër të sëmurë, duke përdorur imazhet e 67 rezonancave, 38 prej të cilave të personave të prekur nga Alzheimer, transmeton Tch.

Algoritmi është vënë më pas në provë përpara një serie tjetër prej 148 rezonancash, nga të cilat 52 të personave të shëndetshëm, 48 me Alzheimer dhe 48 me një paaftësi të butë njohëse, që gjithsesi është zhvilluar deri në Alzheimer pas rreth 9 vitesh.

“Inteligjenca artificiale – shkruajnë autorët e studimit, – ka arritur të dallojë një tru të shëndetshëm nga një i tillë me Alzheimer me një saktësi prej rreth 86%, madje ka qenë në gjendje të japë edhe diferencat mes trurit të shëndetshëm dhe atij me çrregullime të lehta, me një saktësi prej 84%”.

Alzheimer është një sëmundje që shkatërron nervat dhe çon deri në çmenduri, humbje të kujtesës apo funksioneve të njohjes.

“Sot analizat e lëngut cerebrospinal dhe teknikat e mjekësisë bërthamore mund të parashikojnë me saktësi se kush rrezikon të preket nga Alzheimer brenda një dekade, por bëhet fjalë për metoda tepër invazive, të kushtueshme dhe të disponueshme vetëm për qendrat tejet të specializuara”, thotë La Rocca për “The New Scientist”. (b.an)

Next Post
Dhuna ndaj grave, gjyqtarët burra hezitojnë të japin urdhra mbrojtjeje

Filtri për gjyqtarët e prokurorët/ Si do funksionojnë 'rojet' që do ruajnë 'rojet' e vetting-ut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com