• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

ALUIZNI nis procesin e reformimit, Lame: Testim nga drejtori te punonjësi i thjeshtë

by A R
22/08/2017 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame, paralajmëroi reformimin e plotë të institucionit që drejton ku të gjithë punonjësit do t’i nënshtrohen testimit.

Në një dalje për mediai ai deklaroi se “sfidat e 4-vjeçarit të ardhshëm nxjerrin në pah nevojën për të tërhequr burime njerëzore sa më të specializuara dhe me vullnet pune”. I gjithë sektori i pronësimit në Shqipëri, bëri të ditur Lame, ndodhet në prag të një procesi reformimi, përfshirë këtu edhe ALUIZNI-n, me qëllim pajisjen me titull të saktë të çdo prone, pasi pa pronësi të qartë nuk ka investim të sigurt.

Në këtë kuadër, vijoi Lame, ALUIZNI do t’i nënshtrohet një ristrukturimi ligjor, strukturor dhe territorial me qëllim që nga njëra anë të bëhet e mundur përshtatja me sfidat e reja të 4-vjeçarit dhe nga ana tjetër të korrigjohen një sërë problematikash që janë vënë re gjatë këtij mandati. Kryesore, tha ai, mbetet tërheqja e burimeve njerëzore sa më të specializuara dhe me vullnet pune. “Prej sot i deklaroj të hapura dyert e institucionit për çdo specialist të sektorit, që do të dëshironte të aplikonte për t’u bërë pjesë e radhëve tona. Këtij procesi konkurrimi do t’i nënshtrohet e gjithë struktura ekzistuese. Datat, procedurat dhe kërkesat specifike, ku kryesore mbetet profesionalizmi do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Ai ritheksoi se sot procesi i legalizimit është falas, ashtu siç u premtua në fillim të mandatit të parë të qeverisë.

“E gjetëm institucionin në vitin 2013 pas 8 viteve nën qeverisjen e djathtë me vetëm 21 mijë leje legalizimi të kryera dhe sot kemi arritur në 144 154 leje të kryera. Nga 323 mijë objekte që ishin në sistem në 306 800 pra në 95 % të objekteve ka përfunduar procesi i matjes në terren”, deklaroi Lame. Qarku që ka numrin më të madh është Tirana me 36 267 shtëpi të legalizuara, pasuar nga Durrësi me 27 645 dhe Fieri me 13 836. Sipas Lames, nga shitja e parcelës ndërtimore, kur trualli është me pronar u grumbulluan 4.8 miliard lekë, të cilat kanë shkuar për kompensimin e pronarëve të këtyre parcelave. Nga ky proces kanë përfituar mbi 15 mijë pronarë. Kreu i Legalizimeve veçoi një tjetër objektiv të ALUIZNI-t, atë të hipotekimit apo legalizimit të pallateve të braktisura nga pronarët që nga viti 1994. Sipas tij, është një nga çështjet më të vështira për shkak të kompleksitetit.

FJALA E PLOTE E LAMES
Në këto ditë të fundit të këtij mandati, dëshiroj të ndaj me ju disa rezultate të arritura në këto 1000 ditë.
Çështja e legalizimeve ka qenë kalë beteje i politikës për gati dy dekada. Ne ja dolëm ta zbresim politikën nga ky kalë dhe ti kthejmë legalizimet në çështje të njerëzve. Dhe për më tepër, duke propozuar një skemë që u duk si e pamundur në fillim, ndërsa është realitet tashmë: skemën e legalizimeve falas.
Legalizimet u kthyen në një histori suksesi të kësaj Qeverie dhe ky është një fakt që sot askush nuk e ve më në diskutim.

E gjetëm institucionin në vitin 2013, pas 8 vjetësh qeverisjeje të djathtë, me vetëm 21.000 legalizime të kryera dhe sot kemi arritur në shifrën e 144.154 objekteve të legalizuara.
Nga 323.000 objekte që ishin në sistem, në 306.800 prej tyre, pra në 95% ka përfunduar procesi i verifikimit në terren.
Tre vendet e para për numrin e legalizimeve në rang Republike, janë:
-Qarku Tiranë, me 36.267 shtëpi të legalizuara;
-Qarku Durrës, me 27.645 shtëpi të legalizuara;
-Qarku Fier, me 14.386 shtëpi të legalizuara;

Gjithashtu, nga shitja e parcelës ndërtimore (për rastet kur trualli është me pronar) u grumbulluan 4,8 miliard Lekë, të cilat kanë shkuar për kompensimin e pronarëve të tyre, proces nga i cili kanë përfituar 15.068 ish-pronarë.
Praktikisht sot mund të themi se procesi i legalizimeve të objekteve që janë brenda kritereve ligjore në zonat informale, është përmbyllur në masën rreth 88%.
Por më tepër se çështje numrash, duhet të kujtojmë që legalizimet ishin çështje fryme, cështje edukimi ligjor, dhe një nga betejat e fituara të formalizimit të ekonomisë shqiptare.

Gjatë vitit të fundit ne morëm përsipër t’i japim rrugëzgjidhje edhe një prej problematikave të konsideruara si kockë e fortë, atë të legalizimit dhe hipotekimit të Pallateve të braktisura nga pronarët apo me problematika të mbartura. Eshtë një nga proceset më të vështira për shkak të kompleksitetit që ka secili rast, dhe jam i kënaquar që, megjithatë, është një proces që vijon me siguri.

Në emër të dhjetra e qindramijë familjeve që, në këto katër vjet përmes punës sonë, u bënë pronarë të ligjshëm të shtëpive të tyre, dëshioroj të falenderoj punën e gjithë atyre djemve e vajzave, specialistë tanët, që trokitën derë më derë në 306.000 dyer shqiptare.

REFORMIMI
Takimet e Kryeministrit me publikun, vunë në dukje fort edhe atë që do të jetë në vijim problem thelbësor i sistemit: Përmbyllja tërësore e procesit të legalizimeve dhe gjetja e zgjidhjeve për objektet për të cilat legjislacioni aktual nuk e lejon legalizimin e tyre. Bashke për këto arsye jemi duke përgatitur një bllok ndryshimesh dhe përmirësimesh ligjore, si edhe propozimet përkatëse për t’i dhënë udhë këtyre problematikave komplekse. Gjithashtu, siç keni dëgjuar edhe nga deklaratat e Kryeministrit, i gjithë sektori i pronësimit në Shqipëri gjendet në pragun e një reforme tërësore, përfshirë këtu në rradhë të parë ALUIZNI-n, me qëllim pajisjen me titull të qartë dhe të saktë të çdo prone të Republikës, pasi “pa pronësi të qartë nuk ka investim të sigurtë”. Në këtë kuadër, edhe i gjithë institucioini i ALUIZNI-t do t’i nënshtrohet një ristrukturimi të plotë ligjor, strukturor dhe territorial, me qëllim që
-nga njëra anë t’u jepet jetë dhe të mundësohet pikësynimi i mësipërm dhe përshtatja e vetë strukturës me sfidat e reja të katërvjecarit;
-nga ana tjetër, të bëhet e mundur të korrigjohen një sërë problematikash që janë vënë re në këto katër vjet, për sa i përket marrdhënieve dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Dhe si në çdo reformë, komponentja kryesore mbetet tërheqja e burimeve njerëzore sa më të specializuara dhe me vullnet pune. Ndaj që prej sot, i deklaroj të hapura dyert e institucionit për çdo djalë a vajzë, për çdo specialist të sektorit, që do të dëshironte të aplikonte për t’u bërë pjesë e rradhëve tona, që nga pozicioni i specialistit të terrenit e deri tek posti i drejtorit.
Këtij procesi konkurimi do t’i nënshtrohet në rradhë të parë e gjithë struktura egzistuese e jona, që nga Malsia e Madhe e deri në Konispol, drejtorët, shefat e sektorëve, specialistët dhe punonjësit e terrenit.
Ky proces vetëkontrolli, bëhet i domosdoshëm, pasi përkrah ushtrisë së punonjësve që e justifikuan dhe vazhdojnë ta justifikojnë besimin e dhënë, kemi edhe një masë punonjësisht dhe drejtuesish që vazhdimisht janë bërë target i ankesave të qytetarëve apo i prapambetjes së punës.
Në ditët në vijim, do të publikojmë datat dhe procedurat e konkurimit, si edhe kërkesat specifike për punësim, por kryesorja dhe e pakalueshmja do të jetë profesionalizmi, inxhinierë, arkitektë, gjeodetë, topografë, specialist IT-je, etj. Ky proces vepastrimi do të krijojë parakushtin kryesor që ALUIZNI qoftë në mënyrën e sotme të organizimit, e qoftë në ristrukturimin e nesërm, të vijojë të mbetet një pikë referimi për të gjitha probematikat pronësore të qytetarëve dhe një shembull për t’u ndjekur nga të gjitha institucionet që kanë në fokus të tyre ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Bashkarisht e kemi filluar ketë proces dhe bashkarisht do t’i shkojmë deri në fund.
Ju faleminderit,

Next Post
Ramos, mbushur me kartona në Spanjë, por asnjë në ndeshje ndërkombëtare

Ramos, mbushur me kartona në Spanjë, por asnjë në ndeshje ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
Kapedanët

“Të jetë e pranishme me votë”, Kuko: Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca

May 14, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

May 14, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

May 14, 2026
Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

May 14, 2026
“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

May 14, 2026
“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

May 14, 2026
“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

May 14, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

Bashkimi i votave të PD dhe PS, Koçi: Mund të paralajmërojë reduktim drastik të Parlamentit

May 14, 2026
Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu apel Berishës: Boll mashtruat demokratët

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In