• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

ALUIZNI hap konkurset për punësim, vendet vakante në të çdo qark

by A R
27/09/2017 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave/ndërtimeve informale (ALUIZNI) ka shpallur kriteret, për punësim në vendet vakante të këtij sektori në të gjitha qarqet  e vendit si dhe proçedurën që duhet të ndiqet për vlerësimin e konkurrentëve.

Sipas njoftimit të publikuar të faqen zyrtare të Drejtoriasë së Përgjithshme të Legalizimeve citohet se “Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar VKM Nr.289, datë 17.5.2006 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave/ndërtimeve informale (ALUIZNI), pika 7, shpallet konkurrimi për pozicione vakante  në Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t: Tiranë, Durrës, Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Sarandë, Shkodër, Vlorë”.

Sipas institucionit, vendet vakante janë hapur për  përgjegjës Sektori: Kategoria: IV-a, Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”;

–Specialist, kategoria: IV-b, Niveli minimal i diplomës “Bachelor”;

KUSHTET DHE KRITERET E KONKURIMIT

Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

– Të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal “Bachelor” në profilet Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, Urbanistikë, Gjeoinformatikë, Gjeodezi, Topografi).

– Për pozicionet Përgjegjës Sektori, kandidatët duhet të zotërojnë diplomë të nivelit minimal “MasterShkencor” në profilet e mësipërme, si edhe Juridik. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

– Për pozicionet “Specialist” kandidatët duhet të kenë të paktën 2 vite përvojë pune në profesion.

Për pozicionet “Përgjegjës Sektori” kandidatët duhet të kenë të paktën 3 vite punë në profesion.

– Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore gjatë vitit të fundit.

– Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.

– Të kenë njohuri të gjuhës angleze, ose të një gjuhe tjetër të BE-së.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:

  1. a) Letër interesi për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati.
  2. b) Jetëshkrim (CV).
  3. c) Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor kur kërkohet Diploma Master Shkencor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  4. d) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore;
  8. h) Të paktën dy referenca të punëdhënësit të mëparshëm
  9. i) Adresën e saktë te vendbanimit, e-mail dhe kontakt telefonik.
  10. j) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t ose në adresën elektronike të ALUIZNI-t info@aluizni.gov.al

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 02.10.2017.

FUSHAT E NJOHURIVE PER TESTIMIN ME SHKRIM

Kandidatët do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:

– Ligji nr.9482, datë 16.2.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar.

– Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”

– Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar (Dispozitat mbi pronësinë).

– Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

– Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.

– Ligji nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar.

– Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës më administratën publike”, i ndryshuar.

SHPALLJA E REZULTATEVE PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATURAVE

Në datën 09/10/2017, kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike, për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, fazat e testimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.

 Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do ti nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim, në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 30 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 40 pikë

Gjatë intervistës do të vlerësohen në lidhje me: Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionet për të cilat aplikojnë; Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën).

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë.

 Shpallja e rezultateve të konkurrimit

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë, do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur ne dokumentacionin e aplikimit).

Next Post
FA nis ndërtimin e urës në Gramsh, dalin nga izolimi 3 mijë banorë

FA nis ndërtimin e urës në Gramsh, dalin nga izolimi 3 mijë banorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Trupat amerikane tërhiqen nga Iraku, Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën!

September 30, 2026
Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

September 30, 2026
“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

September 30, 2026
Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

September 30, 2026
Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

September 30, 2026
Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

September 30, 2026
Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

September 30, 2026
Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com