• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Altin Rraklli: Kemi ende shanse për kualifikim, por këto janë problemet e kombëtares

by Java News
05/09/2019 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai është një nga futbollistët e parë shqiptarë që shkoi për herë të parë të luante në një kampionat elitar siç është Budesliga gjermane.
Bëhet fjalë për një nga sulmuesit më të mirë të dekadës së fundit, Altin Rraklli, i cili në vitin 1992 u transferua nga Besa e Kavajës te Freiburgu, që në atë kohë ishte pjesë e Bundesliga 2.

Që nga viti 2005 kur vendosi të largohej nga përfaqësuesja kuqezi, ekipi jonë kombëtar ende nuk e ka gjetur një numër 10-të tipik siç ishte Altin Rraklli, i cili me fanellën e Shqipërisë ka shënuar 11 gola në 64 ndeshje.

Ish trajneri i kombëtares së femrave, në një intervistë ekskluizve për Gazetën TemA, ka folur për ecurinë e përfaqësues shqiptare në këto eleminatore, për të cilën ai tha se kuqezinjtë duhet të shpresojnë ende tek një kualifikim i mundshëm për në Europian.

Rraklli analizon gjithashtu dhe situatën në ekip pas largimit te Kristian Panuçit dhe ardhjes së Edi Rejës, ndërkohë që preku dhe formën që po kalon reparti ofensiv tek skuadra kuqezi.

Në fund ai premton se është duke e përgatitur një “Rraklli të ri” që do jetë gati në vitet e ardhshme.

Rraklli, sa deçizive janë dy ndeshjet e rradhës që Shqipëria ka ndaj Francës dhe Islandës?

Patjetër që të gjitha ndeshjet e mbetura janë finale përsa i perket rëndësisë dhe domosdoshmërusë së pikëve (nëse duam një vend pêr kualifikim), por këto 2 ndeshjet e radhës janë shumë deçizive sepse luajmë direkt me ekipet e konkurencës dhe fitoret ndaj tyre te fusin në garë për një shans në Europian..

A kanë shanse kuqezinjtë të marrin pikë në transfertë përballë Francës?

Futbolli vitet e fundit është bërë shumë i paparashikushëm ku dhe ekipet ashtëquajtura të vogla po u nxjerin probleme të mëdha skuadrave të nivelit të lart. Në këtë kontekst patjetër që ne kemi njëshans të marim rezultat pozitiv sidomos në Francë, por patjeter duhet të përshtaten shumë faktorë në atë ditë në favorin tonë që ne të realizojmë një surprizë atje, ndërsa kundër Islandës mendoj se duhet të luajmë vetëm për fitore sepse është një skuadër relativisht mesatare sipas meje dhe kemi mundësi të fitojmë kundër tyre në fushën tonë

Pas largimit të Panuçit, drejtimin e skuadrës e mori Edi Reja. Si e shihni ekipin nën drejtimin e italianit?

Atmosfera në skuadër e rreth saj, komunikimi me mediat dhe tifozat apo qoftë edhe eksperimentet e shumta të Panuçit me formacionin  ishin disa arsye më shumë për ato rezultate negative të skuadrës. Por për mendimin tim arsyeja kryesore dhe vendimtare gjithmonë sipas llogjikës time është fakti që lojtarët e kombëtres tonë janë më të vjetër, me pak të freskët, llogjikisht edhe më të avasht  përsa i perket forcës fizike dhe pothuajse të njejtet emra (edhe ndonjë emër i ri nuk ka bërë diferencën) shtuar këtu dhe faktin që shumica ose nuk loznin fare në ekipet e tyre ose kanënfare pak minuta dhe është e pamundur të kesh një skuadër të forte siç kishte De Biazi  ku lojtarët ishin më te rinj dhe loznin shumica në ekipet e tyre, shumicën e kohës në formacionin bazë. Për mua kjo është më deçizive dhe trajneri i ri e ka të pamundur të bëjë ndonjë çudi të madhe pamvarsisht se po bën gjërat ndryshe se Panuçi.

Cili duhet të jetë objektivi i Shqiperisë në këto eleminatore?

Nëse duam të flasim objektivisht atëherë vendi i dytë duhet të tentohet duke patur parasysh që me Islanden dhe Turqinë nuk jemi larg me pikë dhe nëse bëjmë ndonjë çudi në ndeshjet direkte kundër tyre. Në të kundërt sigurimi i vendit të tretë do ishte sukses për ekipin tonë sipas meje.

Faza sulmuese në ekip është e konsoliduar, por ende nuk kemi një bomber që të jap garanci…

Mendoj që kualifikimi vjen nga grupi por sidomos loja në mbrojtje në kompleks e skuadrës, pastaj patjetër me sulmin e shpejt befasues do ishte taktika më e mirë. Kemi disa sulmues në fakt por janë të gjithë po ti shofim nje tipar dhe pak sulmues të shpejt që sulmojnë zonat dhe shpinën e kundërshtarit për fat të keq.

Kur mund të kemi një Rraklli të ri?

Eh në fakt e kam një Rraklli të ri por do dhe nja 10 vjet te behet për aty. Megjithatë ai ka qef Jogy Low si trainer (TemA) /l.m

Next Post
Detaje për masakrën në Prishtinë, publikohen pamjet,  ja pse ndodhi ngjarja

Detaje për masakrën në Prishtinë, publikohen pamjet, ja pse ndodhi ngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In