Pas fushës së blertë, Altin Lala po korr suksese edhe në fushën e biznesit.
Përfitimet vjetore të Altin Lalës janë marramendëse edhe pse ish-kapiteni i kombëtares shqiptare është larguar nga futbolli në vitin 2012.
Në një shkrim të gazetës gjermane, “Die Welt”, është bërë publike shifra që përfiton ish-kapiteni i Hannoverit me biznesin “Rossmann&Lala”.
Sipas “Die Welt” fitimet e shqiptarit janë të mëdha, dhe së fundmi, biznesi që ai ka me Dirk Rosman, ka rezultuar me të ardhura rekord, që shkojnë në vlerën e 17 milionë eurove, përcjell Express.
Këtë shifër, si futbollistë e përfitojnë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ndryshe, Rossmann është njëri ndër rrjetet më të mëdha të marketeve në Gjermani. /a.m.

