• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Alternativa përballë PS është rrëmuja”, Balla: 25 Prilli, i rëndësishëm për të vijuar reformat

by A R
04/01/2021 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se Shqipëria nuk do të ndodhej në këtë fazë shumë të avancuar të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian, nëse Aleanca për Shqipërinë Europiane nuk do të ishte shumicë në vitin 2013.

Balla, gjatë një interviste në medie vlerësoi si shumë të rëndësishme zgjedhjet e 25 prillit, pasi siç u shpreh ai bëhet fjalë për të vijuar e thelluar reformat.

“Viti që sapo u mbyll ishte një vit ku përsëri shqiptarëve iu rikujtua se “alternativa” përballë ofertës dhe vlerës së partisë Socialiste është dhuna dhe rrëmuja. Lidershipi i partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në pamundësinë e Lulzim Bashës për të marrë lidershipin e asaj partie, sulmon me të njëjtat norma komuniste lidershipin udhëheqës dhe përfaqësimin e Bashkimit Europian, e që lidhet me nevojën që PD të heqë dorë nga sulmet që bën jo vetëm kundër përfaqësuesve të huaj kryesisht BE-së së fundmi, por edhe kundër Reformës në Drejtësi”, deklaroi Balla.

Lidhur me procesin “Deputeti që duam”, Balla tha se janë disa procese që ecin në mënyrë të pavarur me njëri-tjetrin. Sipas tij, në këto 30 vite, PS është e vetmja forcë politike që e ka kryer dhe ka të bëjë me një marrje të vlerësimit të anëtarësisë së partisë lidhur me performancën e përfaqësuesve të tyre në grupin parlamentar të PS.

“Janë ftuar më shumë se 108 mijë anëtarë të patisë të marrin pjesë dhe jam krenar që në këtë vlerësim dixhital të kushtëzuar jo vetëm nga kushtet e pandemisë, por dhe nevoja e madhe që çdo parti ka të aplikojë komunikimin dixhital. Për këtë jam krenar që një pjesë e madhe e anëtarësisë së PS e ka dhënë vlerësimin. Ndërkohë që procesi ka vijuar edhe me dy vlerësime të tjera, për kabinetin qeveritar nga kryeministri Rama tek anëtarët e tjerë të kabinetit dhe një proces që lidhet me vlerësimin e krerëve të bashkive”, deklaroi Balla.

Kemi hapur, tha ai, mundësinë që djem e vajza të reja ose edhe profesionistë të mund të bëhen pjesë e këtij ekipi.

Lidhur me votën e qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit, Balla u shpreh se ky është një shqetësim që e ka patur vetëm një aleat në këto 30 vite, PS-në e cila sa herë është diskutuar çështje e reformës zgjedhore të vetmin kusht që ka patur ka qenë vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Por shtoi, Balla të gjithë e dimë që ka patur një refuzim të vazhdueshëm të PD-së

“Shpresojmë që KQZ të përmbushë në kohë të gjitha kushtet e të gjithë nevojat për të garantuar që ne të mund të garantojmë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit”, deklaroi Balla.

Balla u ndal edhe te zgjedhjet e PD-së për të përzgjedhur kandidatët, ku u shpreh se “nuk di që të kosiderohet proces një proces qesharak për të votuar atë që nuk duan. Kjo sipas tij, nuk ka ndodhur askund. Më tej tha ai, procesi ishte edhe i parregullt. “Kemi parë raste se si edhe vetë kryetari i PD-së është zgjedhur me votime të parregullta”, deklaroi Balla.

Sa i përket zgjedhjes së kreut të PS-së, Balla u shpreh se “kryetarin e PS e zgjedh anëtarësia dhe populli shqiptar dhe në hierarkinë mes të dyjave qëndron populli shqiptar dhe kryetarin e PS, Edi Rama do ta zgjedhë populli shqiptar edhe në krye të PS-së edhe në drejtimin e vendit vota e 25 prillit”, tha Balla.

Lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve, Balla tha se PS është e vetmja parti që ka ndryshuar librin e rregullave për të rritur ndalesat e verifikimet paraprake të kandidatëve.

“Ligji në fuqi është një ligj që është miratuar me votat e PS, i cili është një ligj jo vetëm për të pamundësuar, por edhe për të përjashtuar nga Kuvendi çdo kandiat që bie në rrjetën e ligjit të demkriminalizimit. PS do të bëjë verifikimet e veta dhe padyshim do të mbështesë çdo lloj vendimmarrje të KQZ-së në rastet kur vlerësohet se kandidaturat nuk përmbushin kriteret e përcaktuara në ligj”, përfundoi Balla.

/a.r

Next Post
Deklarata e Osnabrück/ Arsimi Profesional, Denaj: Të angazhuar për ta siguruar për të gjithë

"Mbi 90% e bizneseve çlirohen nga barra fiskale", Denaj: Zero tatimfitimi për biznesin e vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si shembja e një akullnaje shkaktoi një rrëshqitje dheu vdekjeprurëse dhe përmbytje përgjatë kufirit Nepal-Kinë

Rëndohet bilanci i katastrofës në Nepal dhe Tibet, rreth 600 të vdekur dhe 2 mijë të zhdukur! BE akordon 2 mln euro ndihmë

August 28, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare, zbulohet shkaku!

August 28, 2026
Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, u vendos 5 prioritetet!

August 28, 2026
Zjarri përfshin zonën e Vranishtit në Himarë, era përhap flakët me shpejtësi, terreni i vështirë për ndërhyrje!

I vuri flakën pyjeve në Vranisht, arrestohet piromani i dyshuar! Operacion nga ajri për shuarjen e zjarrit

August 28, 2026
Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit

August 28, 2026
VENDIMI i plotë/ Kryebashkiaku Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, zbardhen arsyet: Nuk zbatoi urdhrat!

VENDIMI i plotë/ Kryebashkiaku Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, zbardhen arsyet: Nuk zbatoi urdhrat!

August 28, 2026
Shkrimi i medias belge për grupin e Elbasanit dhe atentatin e bujshëm: Portreti i “bankomatit” të një klani shqiptar!

Shkrimi i medias belge për grupin e Elbasanit dhe atentatin e bujshëm: Portreti i “bankomatit” të një klani shqiptar!

August 28, 2026
Presidenti i Dinamos shpërndau thasë me prerje 50 euro, Pafos e ironizon me 500-she pas eliminimit!

Presidenti i Dinamos shpërndau thasë me prerje 50 euro, Pafos e ironizon me 500-she pas eliminimit!

August 28, 2026
Flakët ‘përpijnë’ dhe pyjet e Librazhdit, situatë kritike! Zjarri përhapet nga era dhe u afrohet banesave të fshatit Xhyrë

Flakët ‘përpijnë’ dhe pyjet e Librazhdit, situatë kritike! Zjarri përhapet nga era dhe u afrohet banesave të fshatit Xhyrë

August 28, 2026
I vuri zjarrin pyjeve të Vajkalit dhe rrezikoi banorët, Policia procedon piromanin! Autori me probleme të shëndetit mendor, e shtrojnë në Psikiatri

I vuri zjarrin pyjeve të Vajkalit dhe rrezikoi banorët, Policia procedon piromanin! Autori me probleme të shëndetit mendor, e shtrojnë në Psikiatri

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com