• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alsat M: Protestuesit morën urdhra nga deputetë të Gruevskit

by Java News
30/04/2017 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imazhet dhe audiot e medias maqedonase nuk lenë dyshime. Kështu, pushtimi i Kuvendit dhe sulmi mbi deputetët e LSDM-së dhe Zijadin Selës duket i orkestruar mes protestuesve dhe deputetëve të VRMO DPMNE-së, dhe asfare spontan si po paraqitet nga Gruevski. Kjo bazohet nga informacionet që ka siguruar ALSAT M nga burimet e tij, por edhe mbështetur në pamjet filmike që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale.

Votimi i Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit është shoqëruar me brohoritje dhe këngë nga deputetët e VMRO-së duke ngritur tensionet dhe kulmoi me shpërthimin me hyrjen e dhunshme të protestuesve në hapësirat e Kuvendit.

Në fakt, ALSAT, duke bërë interpretimin e pamjeve të brendshme nga qarku i kamerave të brendshme në Kuvend, ka deklaruar se dyert e Kuvendit janë hapur nga dy deputetët e VMRO DPMNE-se Krste Mukoski dhe Sashe Vasilevski, pa u penguar aspak nga sigurimi i Kuvendit dhe as nga policët e pakët që gjendeshin në hyrje të institucionit ligjvënës.

Pas hyrjes në hapësirat e Kuvendit, një grup i madh protestuesish kanë qëndruar në seancen plenare ku kanë festuar se bashku me deputetët e VMRO-së ndërsa një grup tjetër janë nisur drejt sallës së konferencave, për të gjetur deputetët e strehuar të maxhorancës së re, kanë marrë orientime nga deputeti tjetër Johan Tarçullovski, i dënur nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve si dhe kryeshefi i sigurimit të Parlamentit dhe kryeparlamentarit Veljanovski, Alksandar Jankovic. Protestuesit, sipas skenarit të deshifruar nga burimet e televizionit Alsat, kishin në shënjestër vetëm deputetët e LSDM-së dhe kreun e LR-PDSH-së, Zijadin Sela.

Fakti se në shënjestër të tyre ishin vetëm deputetet e LSDM-së, dëshmojnë edhe pamjet e shumta që po qarkullojnë. Një nga ato tregon qartë se si protestuesit anashkalojnë deputetin e BDI-së Artan Grubi. Madje një nga protestuesit, komunikon dhe përshëndetet me Grubin, duke i rrahur shpatullat njëri-tjetrit. Edhe deputetët Xhevat Ademi, Vesel Mededi duket se si rrinë pas protestuesve të dhunshëm ndërkohë që ata mbeten të paprekshëm.

Pjesë e skenarit sipas burimeve të Alsat është edhe rasti me Vllatko Gjorçevin, i cili dukej në pamjet e transmetuara se si ndihmonte deputetët ndërkohë që thuhet se, këtë lëvizje e bënte me gjasë për të relativizuar rolin e VMRO-së në orkestrimin e dhunës.

Mbetet e paqartë nëse kanë qenë në dijeni të këtij skenari edhe deputetet e lëvizjes Besa të cilit ishin larguar nga Kuvendi dhe deputetët e PDSH-së të cilët gjithashtu nuk janë parë në hapësirat e institucionit ligjvënës. Sipas burimeve të Alsat të dyshimta janë edhe fytyrat e bashkëpunëtorëve dhe drejtuesve të lartë të DSK-së në protesta. Sipas burimeve tona, flitet se të paktën 5 prej tyre kanë qenë pjesë e turmës, ndërkohë që ka pasur edhe ish punonjës të pensionuar, të të njëjtit shërbim, që janë parë të japin instruksione mbi turmën.

Next Post
Rama: Ata që nuk e duan 18 Qershorin janë gati të bashkohen me kundërshtarët e BE në Lindje e Perëndim

Rama anulon Komunikimin e tij Javor: E bëra për Lulzim Bashën. Ka 48 orë të futet në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

September 17, 2026
“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

September 17, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

“Proces i pandershëm”, Ahmeti thirrje Kosovës: Organizohuni, UÇK-ja mbrojti vendin, duhen shpëtuar

September 17, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com