Mali i Pashtrikut i cili gjendet në Kosovë dhe në Shqipëri, me një lartësi prej 1,986 metra ka mirëpritur sot alpinistë nga Shqipëria dhe Kosova si një vend simbolik i cili lidh dy vendet tona për të uruar përvjetorin e njëmbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka uruar sot Kosovën duke u shprehur: ”Gëzuar Kosovë! Alpinistë nga Shqipëria dhe Kosova ngjisin malin e Pashtrikut, si simbolikë e sfidave drejt ndryshimeve të mëdha”.
Majat e malit të Pashtrikut formojnë kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë. Përgjatë këtij mali kalon lumi i Drinit të Bardhë.
Dy të tretat e malit i përkasin Shqipërisë. Pashtriku është i vendosur në veri-lindje të Shqipërisë, ndërsa fshati Krumë është i pozicionuar në krah të tij.
Pjesa tjetër, pra një e treta e malit është në Kosovë dhe është e vendosur në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Fshati Gjonaj është pozicionuar në krah të malit. /a.rada