• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Alpet Shqiptare, një aventurë verore për turistët sfidues (FOTO)

by Aalison Pearse Stevens
03/07/2016 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ivana Dervishi, BIRN

Jeni në kërkim të një aventure të re dhe dëshironi të sfidoni traditën verore të ekspozimit për disa orë në rrezet e diellit buzë një plazhi? Ajri i freskët i malit dhe peizazhi i thyer që kombinon rrëmbimin e kaltër të lumenjve me gjelbërimin e Alpeve dhe majave ende të bardha nga dëbora, mund të jetë një opsion i shkëlqyer.

Rrugëtimi drejt luginës së Valbonës ndërthur këndshëm udhëtimin me autobus dhe traget, por edhe shëtitjet në këmbë me të mbërritur në destinacion.

Ju mund të udhëtoni deri në Koman me autobus ose makinë dhe të kaloni liqenin me traget për dy orë e gjysmë, kohë gjatë të cilës do të mahniteni nga bukuria e natyrës përreth dhe do të mund të shijoni atmosferën e gëzuar të pasagjerëve.

Tingujt e muzikës vendase dhe vallja e Tropojës – nëse jeni me fat – do të lidhin në valle pasagjerët deri në atë çast të panjohur me njëri-tjetrin dhe shumë shpejt miqtë e rinj do të fillojnë të ndajnë përjetimet e tyre për zonën dhe më gjerë.

Me të zbritur nga trageti në Fierzë, rruga për në qytetin e Bajram Currit merr rreth 30 minuta me makinë. Ndalimi për një kafe të shkurtër ose për të konsumuar një drekë të shpejtë në lokalet e vogla, por mjaft mikëpritëse, do t’ju ofrojë mundësinë të shihni jetën e qetë dhe të përditshme të vendasve.

Me të vazhduar rrugën drejt Valbonës nën shoqërinë e lumit me të njëjtin emër, që cilësohet se ka ujërat më të pastër në Shqipëri, do t’ju duhet edhe rreth 40 minuta kohë për të mbërritur në destinacionin e parë, Valbonë.

Valbona, një zonë turistike mjaft tërheqëse e cila vitet e fundit është bërë një pikë e nxehtë e turizmit malor në vend për pushuesit shqiptarë dhe ata të huajt, është një copë e parajsës së qetësisë, ajrit të pastër, bukurisë natyrore dhe mirësisë njerëzore të banorëve të luginës.

Mundësitë e akomodimit janë të shumta. Ato variojnë nga kampingu në natyrë me çadra te bujtinat dhe hotelet më luksoze.

Nëse keni ndjekur itinerarin e mësipërm – i kushtëzuar nga orari 9 dhe 12 i tragetit në Koman – do të mund të mbërrini në Valbonë pasdite, ç’ka do të thotë se mund të konsumoni në freskinë e klimës malore një birrë ose raki ndërsa muzikantët vendas, të veshur me kostume malësore argëtojnë turistët duke u rënë daulleve, duke kërcyer vallet krenare të veriut dhe duke kënduar me çifteli vargjet kuptimplota që rrëfejnë historinë e zonës.

Ushqimi i freskët dhe i çastit do ta bëjë eksperiencën tuaj edhe më të plotë. Menyja e produkteve varion nga llojet e mishit të pjekur në furrë ose në prush deri te flija e famshme – receta e thjeshtë e brumit të lagur nga gjalpi dhe ajkë që piqet në saç me prush.

Nëse dëshironi t’i jepni pushimeve tuaja verore një element më aventuror dhe më aktiv, atëherë përgatituni shpirtërisht për ecjen 6:30 minuta për kalimin Valbonë-Theth.

Për të përfituar sa më shumë nga dita dhe për të shmangur pikun e diellit, është e këshillueshme që ta lini kabinën tuaj të drurit në bujtinë në orën 5 ose 6 të mëngjesit, gjithnjë pas konsumit të vaktit me gjalpin e shijshëm, recelët e ndryshëm, vezët, djathin dhe qumështin e freskët.

Ngjitja në shtigje fillon nga Fusha e Gjësë dhe falë sinjalistikave ekzistuese mund të kryhet edhe individualisht, përveçse me një grup të organizuar. Gryka e Valbonës, në lartësinë 1815 metra do të jetë pika më e lartë e udhëtimit tuaj të ngjitjes dhe mund të kërkojë rreth 3 orë ecje për t’u arritur.

Burimet e shumta të ujit dhe lokalet e vogla përgjatë rrugës do t’jua bëjnë ndalesat më të lehta, ndonëse niveli i vështirësisë së këtij kalimi përcaktohet si mbi mesataren. Këpucët e malit janë gjithashtu të rekomandueshme për shkak të terrenit shkëmbor dhe zbritjes së rrëshkitshme në disa pjesë.

Lodhja do t’ia vlejë kur të mund të shihni një pjesë të mirë të luginës së Valbonës nga 1800 metra lartësi në jug-lindje dhe malin më të lartë të Alpeve Shqiptare, Jezercën (në veri-verilindje të luginës. Zbritja për në drejtim të Thethit e cila merr gjithashtu disa orë do t’ju shpërblejë me hije të pemëve të Parkut Kombëtar të Thethit.

Nëse keni fat, pikat e mëdha dhe të nxehta të shiut veror do t’jua bëjnë udhëtimin më interesant dhe do t’ju zbrehin tensionin e padurimit për të mbërritur në destinacion. Në këtë shteg do të hasni aventurierë të të gjitha kombësive dhe moshave, të cilët përshëndeten miqësisht dhe i urojnë njëri-tjetrit një rrugë të lehtë në vazhdim.

Thethi, fshati në veri të luginës së Shalës, kërkon të paktën një ditë për të vizituar bukuritë natyrore të ujëvarës apo Syrin e Kaltër të Thethit. Ecja për në këto pika tërheqëse natyrore do të marrë rreth një orë e gjysmë, por që janë të domosdoshme për t’u vizituar. Në brendësi të fshatit ju do të mund të njiheni me historinë e zonës, të vizitoni kullën e ngujimit apo të akomodoheni në një nga disa bujtinat dhe hotelet e zonës.

Ushqimet e freskëta dhe recetat vendase me nga një përbërës ‘sekret’, shoqëruar me ujin e lehtë dhe të freskët të burimit që shërbehet falas dhe me kana mund t’ju shuajnë urinë dhe etjen e rrugës. Një gjumë i mirë në bujtinë dhe një shëtitje në pikat më të bukura të Thethit të nesërmen në mëngjes, do ta përmbushin plotësisht kënaqësinë e një eksperience të freskët malore në sezonin e nxehtë veror.

Infrastruktura mund të mos jetë pika e fortë e kësaj zone, por banorët do t’jua justifikojnë si çmimin që duhet paguar për ruajtjen të paprekur të fshatit.

Udhëtimi i radhës?

Përse jo një rrugëtim disa-ditor me biçikleta përreth Alpeve Shqiptare…

3-226 (1)77-8-600x400899-611121314 (1)15182122alpeDSC_9025-600x400DSC_9049-600x400DSC_9281-600x400

 

Next Post

Brexit, Mbretëresha Elizabeth: Mos u nxitoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In