• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Alpe të Pastra”, Balla: Rezultate të dukshme nga goditja e fenomenit të kultivimit të kanabisit

by Java News
23/08/2023 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër të angazhuar në mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Balla në fjalën e tij theksoi se në këtë qark vijon me rezultate të dukshme goditja e fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike “Alpe të Pastra”.

“Falenderoj të gjitha njësitë tona policore të përfshira në operacionin mbarëkombëtar të mbarëvajtjes së sezonit turistik. Në Velipojë falenderoj edhe njësinë Policore Alpine e cila ka bërë dhe bën një punë për t’u lavdëruar në garantimin e sigurisë, në gjetjen dhe sigurimin që çdo turist i cili viziton bukuritë natyrore malore të të gjithë zonës së Shkodrës dhe jo vetëm, të kemi mundësi që ne t’u gjendemi pranë, qoftë t’u japim ndihmën e parë apo t’i kthejmë ato në vendqëndrimet e tyre.

Njësia Policore Detare, ka bërë një punë të mirë, gjithashtu edhe Shqiponjat, Policia Kufitare, Policia e Rendit, Policia Rrugore, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë”.

Balla ka theksuar edhe njëherë se koha kur Policia e Shtetit fyhej apo kanosej ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, pasi kush guxon të mos i bindet uniformave blu dënohet deri në pesë vite burg.

Balla edhe njëherë ka vënë në vëmendje se dinjiteti dhe trajtimi financiar i çdo punonjësi policie është prioritet, pasi Policia e Shtetit është fytyra e shtetit.

“Gjëja e parë për mua e rëndësishme lidhet me mbrojtjen e çdo punonjësi policie dhe trajtimin finaciar siç duhet, dhe e përsëris siç kam bërë me të gjithë kolegët tuaj që unë do të bëj gjithçka që policia e shtetit të trajtohet dhe të respektohet me dinjitet sepse Policia e Shtetit është fytyra e shtetit. Një shtet që nuk respekton policinë e vet nuk e bën dot detyrën si duhet. Me ketë bindje kam shumë besim që edhe me mbështetjen e Kryeministrit  Rama ne do te kemi mundësi që ta kalojmë Policinë e Shtetit në një tjetër nivel.

Koha kur fyhej Policia e Shtetit, kur agresohet punonjësi i policisë, koha kur punonjësi i policisë së shtetit kanosej apo larg qoftë i rrezikohet jeta ka mbaruar në kuptimin e qasjes së shtetit ndaj kësaj vepre penale. Nëse nuk i bindesh një urdhëri të Policisë së Shtetit dënohesh deri në tre muaj burg, nëse e prek me dorë punonjësin e Policisë së Shtetit mund të dënohesh deri në pesë vite burg. Të gjitha këto janë të shkruara në Kodin Penal. Qe ne të kemi sukses dhe që të rikthejmë besimin tek Policia e Shtetit ne këtij aspekti duhet t’i shkojmë deri në fund.

Unë do të bëj gjithçka që Policia e Shtetit të trajtohet me dinjitet dhe dinjiteti fillon tek respekti ndaj uniformes së punonjësit të policisë”, ka theksuar Balla./f.stafa

Next Post
Aksident pranë Ambasadës Amerikane, motori përplaset me makinën

Aksident pranë Ambasadës Amerikane, motori përplaset me makinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

August 5, 2026
Rregullat e reja të GJKKO/ Ndreca: Kufizime pa bazë ligjore! Cenojnë lirinë e medias dhe publicitetin e gjykimit

Rregullat e reja të GJKKO/ Ndreca: Kufizime pa bazë ligjore! Cenojnë lirinë e medias dhe publicitetin e gjykimit

August 5, 2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

August 5, 2026
Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, plagoset 1 person

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, plagoset 1 person

August 5, 2026
NASA i quan “dragonj”/ Retë e zjarrit në Evropë, çfarë janë dhe pse po alarmojnë ekspertët?

Vatër zjarri në Peshkëpi të Selenicës, rrrezikohen banesa. Flakët përfshijnë pjesërisht edhe një varrezë makinash

August 5, 2026
Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8,5 milionë euro Ermal Beqirit

Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8,5 milionë euro Ermal Beqirit

August 5, 2026
Flakët ‘nxorën në provë’ avionin e ri, “Air Tractor” nis operacionin në Mallakastër

Flakët ‘nxorën në provë’ avionin e ri, “Air Tractor” nis operacionin në Mallakastër

August 5, 2026
Trafik i rënduar në rrugët e Lezhës, piku i sezonit turistik rrit fluksin në akset kryesore

Trafik i rënduar në rrugët e Lezhës, piku i sezonit turistik rrit fluksin në akset kryesore

August 5, 2026
Ndarja e re territoriale, Xhepa: Bashki më të forta, por kujdes përfaqësimin!

Ndarja e re territoriale, Xhepa: Bashki më të forta, por kujdes përfaqësimin!

August 5, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Aeroporti i Vlorës: Si u bllokua projekti 103.9 milionë euro dhe pse shteti po zgjidh kontratën

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com