Piloti spanjoll Fernando Alonso do të zhvillojë ditën e diel, në pistën e Abu Dhabi, garën e tij të fundit në Formula 1, pasi 2 herë kampioni i botës do të tërhiqet nga ky sport.
Për këtë arsye, për të nderuar pilotin 37-vjeçar, makina McLaren ka vendosur të përgatisë një makinë të veçantë për spanjollin.
Njëvendëshja e Alonso do të jetë ndryshe nga ajo që shohim në garë, pasi ngjyrat e saj do të jenë të njëjta me ato të kaskës që përdor piloti spanjoll.
/b.d












