• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Alo, s’e bëj dot vrasjen, jam me COVID”/ Telefonata e Enver Divas bëri që Talo Çela të ekzekutonte vetë vëllezërit Haxhia

by Java News
17/06/2021 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koronavirusi ka ndaluar Enver Divën që të tërheqë këmbëzën për të ekzekutuar dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Disa ditë para vrasjes, ai është infektuar me COVID nga bashkëshortja, e cila punonte në një fasoneri pranë Fushë Krujës.

Në momentin që ka pasur simptomat e para, Diva, për të qenë “korrekt” me kontraktorët e tij, ka marrë menjëherë në telefon për t’i njoftuar për mungesën e tij, duke i thënë: S’mund ta bëj vrasjen, se jam në karantinë, s’më lënë të dal.

Kjo ka bërë që Talo Çela ta kryejë vetë vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, sipas policisë, në bashkëpunim me Nuredin Dumanin, Altin Ndocin dhe Besian Xhixhën.

Por kjo nuk mund të jetë e vetmja herë që të dy të ketë bashkëpunuar për të kryer një vrasje, kështu që SPAK po heton edhe për raste të tjera që të dy mund të jenë përfshirë.

Ndërkohë një ditë më parë u publikua edhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, i arrestuar për vrasjen e vëllezërve.

E gjithë akuza bazohet kryesisht në rrëfimin e të penduarit, i cili shpjegon se ishte Nuredin Dumani, ai që i dërgoi foton e Besmir Haxhisë dhe i tha se do ta vriste.

Ai thotë se automjetin që përdorën në vrasje e bleu Nuredini në zonën e Astirit, ndërsa i kishin premtuar 10 mijë euro që të kishte rolin e shoferit në vrasje, por kur ai refuzoi e morën nën kërcënim.

Para hetuesve ai tregoi edhe takimin me ekzekutorët te tuneli në Shënavlash, pak minuta para se të qëllonin për vdekje dy vëllezërit.

“Kur mbërrita te tuneli në Shënavlash, aty ishte Talo Çela, Altin Ndoci e Nuredini. Talo kishte maskë me fytyrë njeriu. Nuredini kapuç si RENEA, xhup pa krahë me mbishkrimin ‘OFL’. Ata zbritën nga makina e tyre dhe morën 3 armë në bagazh.

Unë shkova deri aty t’ju dërgoja makinën. Por, Talo me kërcënoi: Ma ke thënë, ti do vish me se s’bën dhe me ka kërcënuar. Hipa në ‘Toyota’-n me targa ‘AA 375 XN’. Të tre u futën në automjet. Unë telefonova Besmir Haxhinë dhe lashë takimin”.

Pas krimit ai thotë se u përpoq të fshihte provat. “Armët i hodha në kanalin përballë xhamisë me dy minaret. Makinën e lashë te varrezat në Arapaj. Të nesërmen kam shkuar me biçikletë te makina dhe kam mbledhur gëzhojat dhe i futa në një qese, të cilën e hodha në një rezervuar”.

I penduari rrëfeu edhe momentin kur oficeri i zonës i kërkoi të paraqitej në Polici dhe arsyet përse vendosi të fliste…

“Më telefonoi polici, Arbeni më kërkoi të shkoja në Polici. U tremba, por vendosa të shkoj. Tregova ngjarjen. Dërgova Policinë te vendi ku hodha armët. Palombarët i gjetën.

I tregova dhe vendin ku hodha qesen me gëzhojat dhe vendin ku lashë makinën e çelësin e saj”. Klevis Alla tregon edhe motivin e vrasjes së dy vëllezërve si dhe miqve të tyre….

“Pas ngjarjes në Rinas, filloi përçarja e grupit të Talo Çelës, Dorian Shkozës, Altin Ndocit e Besmir Haxhisë. Përçarja filloi pasi hyri në lojë lek i madh nga vjedhja e Rinasit”.

Fillimisht, Alla është përpjekur të mos e implikojë Nuredin Dumanin në krimet e rënda duke rënduar pozitën e Altin Ndocit, për të cilin fillimisht tha se kishte qëlluar ai dhe Talo Çela mbi dy vëllezërit, por më pas shpjegoi se ai kishte qenë në makinë, porse nuk kishte përdorur armë.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Kamera fikson tifozen ruse seksi, komentatori ‘shkrihet’ pas saj, i këndon live

VIDEO/ Kamera fikson tifozen ruse seksi, komentatori 'shkrihet' pas saj, i këndon live

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In