• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Alo, ju marr nga… ”, AKEP do t’i thotë stop telefonatave bezdisëse të marketingut

by Java News
22/07/2019 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Telefonatat e padëshiruara të marketingut janë bërë shqetësuese për shumë qytetarë. Pa marrë asnjë autorizim paraprak, bizneset telefonojnë dhe ofrojnë blerjen e produkteve apo shërbimeve. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përgatitur një rregullore për mbrojtjen e përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike, që, veç të tjerash, synon të rregullojë ligjërisht marrjen ose jo të telefonatave të marketingut.

Të gjithë operatorët e shërbimit telefonik duhet të krijojnë një regjistër ku të përfshijnë abonentët të cilët nuk dëshirojnë të marrin thirrje të këtij lloji. Në formularin e regjistrimit të pajtimtarit, do të ketë një pikë ku çdo përdorues do të zgjedhë nëse dëshiron të marrë ose jo telefonata të këtij lloji. Abonentët sidoqoftë do të keni mundësi ta ndryshojnë zgjedhjen e tyre në çdo kohë, pranë pikave të shërbimit të operatorit.

Rregullorja parashikon edhe krijimin e një numëratori të përgjithshëm telefonik, që do të përmbajë numrat e telefonit të pajtimtarëve që dëshirojnë të përfshihen në të. Në formularin e regjistrimit, çdo përdorues do të ketë të drejtë të zgjedhë nëse dëshiron që numri i tij të publikohet në këtë numërator. Numëratori dhe regjistri “do not call me” do të jenë pjesë e Bazës Kombëtare të të Dhënave të Numrave të Telefonit.

Kjo bazë të dhënash do të krijohet nga ofruesit e shërbimit të telefonisë në vend dhe do të drejtohet nga një administrator i emëruar nga AKEP. Kompanitë që aplikojnë thirrje marketingu kanë detyrim të aksesojnë regjistrin “do not call me” dhe të mos kryejnë thirrje drejt numrave të përfshirë në këtë regjistër.

Shpejtësia e internetit, vendosen detyrime transparence

Operatorët e shërbimit të internetit me linja fikse i emërtojnë dhe i reklamojnë paketat e tyre mbështetur në shpejtësinë maksimale të lidhjes.

Por, fakt është se shpejtësia e reklamuar nuk i ofrohet abonentëve gjatë gjithë kohës;  shpeshherë, shpejtësia e lidhjes është ndjeshëm më e ulët, sidomos në oraret e pikut, ku përdorimi i rrjetit të operatorit shtohet. Për të kufizuar spekulimet nga ana e operatorëve të rrjeteve fikse, ata së shpejti do të jenë të detyruar të përcaktojnë shprehimisht në kontratat e pajtimit edhe shpejtësinë minimale të internetit që abonenti do të përfitojë.

Në projekt rregulloren për mbrojtjen e përdoruesve të komunikimeve elektronike, AKEP ka përcaktuar se shpejtësia minimale për paketat e aksesit në internet me brez të gjerë nuk duhet të jetë më e vogël se 70% e shpejtësisë së reklamuar, ose sa shpejtësia maksimale e paketës më të afërt në radhë, me shpejtësi më të ulët. Sipas të dhënave nga AKEP, shpejtësia mesatare e aksesit në internet nga linjat fikse në Shqipëri është relativisht e ulët, në raport me mesataren botërore. Në fund të vitit të kaluar, rreth 62% e abonentëve kishin një shpejtësi lidhjeje në intervalin mes 4 dhe 10 Mbps.

Por, këto të dhëna i referohet shpejtësisë maksimale të lidhjes, ndërsa shpejtësia reale zakonisht është më e ulët. Sipas statistikave të muajit prill 2019 nga portali speedtest.net, shpejtësia mesatare e internetit me linja fikse në nivel global ishte afërsisht 59 Mbps. Në fund të marsit të këtij viti, operatorët e shërbimit të internetit raportonin gjithsej 376 mijë abonentë të internetit me linja fikse, në rritje me 20% krahasuar me një vit më parë.

Kushte shtesë për transparencën do të kenë edhe operatorët e komunikimeve celulare. Ata do të kenë detyrim që në publikimet dhe reklamat e tyre të tregojnë në mënyrë të qartë që shpejtësitë maksimale të reklamuara janë të mundshme vetëm në kushte të caktuara. Teksti i shënimit sqarues duhet të jetë me madhësi dhe stil të njëjtë me atë që tregon shpejtësinë maksimale të reklamuar.

Ulen tarifat e roaming

Që nga 1 korriku i këtij viti, ka nisur ulja e tarifave për shërbimin roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për abonentët e telefonisë celulare në Shqipëri, tarifa maksimale për thirrjet dalëse në roaming, përfshi TVSH-në, do të jetë 28.5 lekë për minutë, për thirrjet hyrëse 6 lekë për minutë, për mesazhet e shkruara 9 lekë për njësi, ndërsa për internetin 26.37 lekë për megabyte. Nga 1 korriku 2020, deri në 30 qershor 2021, tarifa për thirrjet hyrëse në roaming do të ulet në rreth 3.75 lekë për minutë, ndërsa tarifa për shërbimet e tjera do të qëndrojë e njëjtë si në fazën e parë.

Nga 1 korriku 2021 të gjitha tarifat shtesë do të hiqen dhe përdoruesit shqiptarë që përdorin roaming në vendet e rajonit do të paguajnë çmime të njëjta si në Shqipëri. Ulja e tarifave roaming me vendet e rajonit pason atë të nisur që më 15 qershor me Kosovën. Marrëveshja për uljen e përshkallëzuar, deri në heqjen totale, të tarifave roaming u nënshkrua në fillim të muajit prill në samitin digjital të Beogradit. Palë në marrëveshje janë Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.

Për shkak të marrëdhënieve politike, që në disa raste janë të ndërlikuara, procesi i uljes së tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor u bë me koordinimin e Komisionit Europian.(SCAN)/l.m

Next Post
I gjuajtën me plumb në gjoks, humb jetën kreu i Njësisë Administrative Kotë

Policia shoqëron një 36-vjeçar në Vlorë, tre shokët e tij dhunojnë efektivët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, flet Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

“Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, flet Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

May 25, 2026
Rënie e çmimeve të naftës, tregjet aziatike rriten mes shpresave për marrëveshje SHBA-Iran

Rënie e çmimeve të naftës, tregjet aziatike rriten mes shpresave për marrëveshje SHBA-Iran

May 25, 2026
Marrëveshja e detit, ministri grek Dendias viziton sot Tiranën, takime me Ramën e Nufin

Marrëveshja e detit, ministri grek Dendias viziton sot Tiranën, takime me Ramën e Nufin

May 25, 2026
180-vjetori i vdekjes së poetit rilindas, Rama: Shqipëria 2030 do të jetë “Viti Europian i Naimit”

180-vjetori i vdekjes së poetit rilindas, Rama: Shqipëria 2030 do të jetë “Viti Europian i Naimit”

May 25, 2026
Rusia godet sërish Ukrainën me raketën hipersonike, 4 viktima dhe qindra të plagosur

Rusia godet sërish Ukrainën me raketën hipersonike, 4 viktima dhe qindra të plagosur

May 25, 2026
VIDEO/ Zjarr në një pallat në Tiranë: Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia

VIDEO/ Zjarr në një pallat në Tiranë: Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia

May 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do shënojë termometri sot

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do shënojë termometri sot

May 25, 2026
I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

May 24, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

May 24, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In