• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Alma e Kukësit ka vrarë gjumin në Tiranë

by Lorenc Vangjeli
01/07/2023 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Alma K. ka lënë shumë njerëz pa gjumë nga Tiranë në Kukës e përtej. Me siguri edhe ajo vetë vuan nga pagjumësia. Pa gjumë është ish-kryetari i bashkisë së Kukësit. Safet Gjici, për shkak të vetëm 13 minutave fatale, e pa veten të rrokulliset nga zgjimi me shkëlqimin e njeriut të parë të Kukësit, në klientin e drejtësisë që ngryset në një qeli të errët. Në të njëjtin hall është dhe personazhi enigmatik që mori i pari filmimin ekstravagant të realizuar nga Alma. Emri i tij u përmend në seancën e parë të masave të sigurisë në gjykatë ndaj çiftit dhe pavarësisht se publiku ende nuk e di cili është, ai e di vetë më mirë se historia nuk ka përfunduar deri këtu.

Pa gjumë janë dhe shumë njerëz të tjerë, të cilët Alma K. i ka takuar në rrethana të ngjashme ose jo. Problem me gjumin kanë dhe të tjerë që hamendësojnë se çfarë mund të ketë regjistruar tjetër në telefonat e saj Alma K., e cila me instiktin e femrës së mençur, me gjasë e ka kuptuar herët që bota maskiliste shqiptare respekton forcën dhe shkelmon dobësinë, shalon interesin dhe shkelmon kalin në bregun tjetër të lumit. Dëshmitare e këtij pejsazhi të zymtë, ajo ka tentuar të ngrejë prita vetëmbrojtjeje për ditën e zezë që i ka mbërritur. Përballë fatit dhe faktit që është e vetme, ajo mund të ketë kuptuar se “thesaret” në telefonat e saj, videot, kontaktet e tabulatet dhe bashkëpunimi me drejtësinë, mund të jenë nga të vetmit shanse për të mbrojtur fatin e saj.

Pa gjumë janë dhe një numër i pallogaritshëm personazhesh, kolegë të ish-kryetarit fatkeq të Kukësit, të cilët e dinë mirë se, përtej hipokrizisë puritane me të cilën refuzojnë, fajësojnë e kryqëzojnë Gjicin, ndryshimi i vetëm me të, është sërish vetëm çështje fati: Safeti është kryesisht fajtor jo për atë që bëri, por sepse u kap në atë çfarë bëri!
Media e ka parë skandalin përgjithësisht në dy pamje. E para që ndëshkon rastin dhe fajëson kryeministrin për emërimin e personave të tillë vulnerabël ndaj vesit dhe tjetra që e sheh ish-kryetarin e bashkisë edhe si shkelës të ligjit e moralit, por edhe si viktimë të shantazhit. Linja ndarëse që hiqet mes këtyre dy qëndrimeve që në thelb nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri, përgjithësisht thjeshtohet me naivitetin që dikton interesi ose padija. Shpesh të vërtetat gjenden larg skajeve dhe ky duket rasti klasik, kur mund të ketë një të vërtetë alternative që mund t’i japë interesit të publikut një pamje tjetër më të qartë. Për të vërtetuar dhe njëherë se kurioziteti në Tiranë shpesh është ves i ngutit dhe jo virtyt i durimit, është preja e interesit dhe jo interes për të gjetur kush është gjahtari i fundit.

Një audiopërgjim i publikuar në mes të javës së shkuar, tregon gjurmë të tjera. I kryer me të gjitha gjasat nga vetë Alma K., – mbetet ende të vërtetohet autenticiteti i tij – ai i jep një dimension shumë më dramatik skandalit.
Në audio bëhet e qartë se me të dalë nga zyra e krimit, vajza e ka dorëzuar materialin filmik tek porositësi i tij. E ka kërkuar ta rimarrë, por kjo është bërë e mundur vetëm ditë më pas, përpara se videoja të derdhej në rrjetet sociale. “…E pata marre e i bëra presion…”, thotë në një moment bashkëbiseduesi i Alma K., duke i dhënë frymë linjës së shantazhit.

Më tej, e vetëdijshme për çfarë rrezikonte, vajza i përmend bashkëbiseduesit “kërkesën për ambasadë”. Ikja dhe tentativa për të marrë diku strehim politik është me të gjitha gjasat ideja që mendonte ajo për të dalë nga vallja ku e kishin ftuar të hynte me disa qindarka dhe nga e cila nuk shpëtonte dot edhe sikur të paguante shumëfishin. Ikja ishte kthyer në opsionin e vetëm dhe që ajo duhej ta bënte përpara se të publikohej skandali.

Në audio përmendet dhe emri i Berishës. “Shko takoje Salën vetë meqë e kishe edhe shok”!, thotë bashkëbiseduesi. Ky detaj, i shoqëruar edhe me fotot e ish-kryeministrit me vajzën, bashkë me idenë që ai do të ishte përfituesi direkt i pasojës së skandalit, krijohet shtrati për ta menduar dhe zotin Berisha si pjesë të nebulozës kuksiane. Shantazhi nuk bëhet gjithmonë vetëm për të siguruar para nga viktima. Shpesh përfitimet janë të natyrave nga më të ndryshmet. Për momentin ka vetëm hamendje nëse janë paguar para në këmbim të mospublikimit të videos. Gjithashtu ka vetëm hamendje të paprovuara se Berisha ka qenë në dijeni të asaj që po ndodhte, por është përtej çdo hamendjeje që përfitimi politik i një pale politike nga ky skandal është i dukshëm dhe direkt.

Logjika, por me siguri edhe intuita do t’i ketë shtyrë hetuesit e SPAK-ut të gjejnë përgjigje edhe për një pyetje që nuk ka marrë ende përgjigje. Kush e krijoi çiftin e bashkëpunëtorëve, kush e dërgoi Almën të takohet me bashkëbiseduesin misterioz të audios? Rregullat e kriminalistikës vlerësojnë se 48 orëshi i parë mbas krimit është vendimtar për të siguruar provat dhe për të zbuluar krimin. Nëse ka ndodhur kështu, shpejt do të kuptohet se është shfaqur vetëm një pjesë e puzzle-t kriminal të ngjarjes dhe se të tjera copëza do të pritet të bashkohen për të shfaqur të plotë tablonë e trishtueshme të skandalit. Si një provë më shumë se Kukësi është një copëzë Shqipëri dhe se Shqipëria nuk është shumë ndryshe nga Kukësi.

Cilido të jetë përfundimi i hetimeve, edhe sikur Gjici vetë të ishte “viktimë” shantazhi, “viktimë”e një komploti nga shokët e Putinit, kjo nuk do ta lehtësonte pozitën e tij. Kryesisht dënimin e tij moral, politik e publik. Me këto tre akuza, Gjici e ka marrë dënimin e tij. Më e rëndësishme se kaq, e vërteta lipset të dalë në dritë si mjeti i vetëm për të shkëputur zinxhirin e fajtorëve dhe për të shmangur hakmarrjen. Që shpesh në Shqipëri i delegohet plumbave. Ndryshe, pagjumësia që ka shkaktuar Alma nga Tirana në Kukës e kudo gjetkë në Shqipëri, do të ishte e keqja më e vogël.

Next Post
FOTO/ Berishën po e tallin rëndë bashkëpunëtorët, i prezantojnë një sekretare si zëvendesministre të Italisë

FOTO/ Berishën po e tallin rëndë bashkëpunëtorët, i prezantojnë një sekretare si zëvendesministre të Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bordi i Paqes” fillon nga puna/ Shpalos planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

“Bordi i Paqes” fillon nga puna/ Shpalos planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 21, 2026
Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

March 21, 2026
Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In