Juventus kthen vëmendjen nga Mesut Ozil, i cili mund të largohet nga Arsenali. La Gazzetta dello Sport shkruan se mesfushori me numrin më të lartë të asisteve është dëshira më e madhe e trajnerit Allegri. Gjithmonë sipas Gazzettës, çmimi i lojtarit nuk është i lartë dhe operacioni mund të kryhet me 20 milionë euro, por problem do të ishte paga e lartë që merr te Arsenal dhe që mund t’ia ofrojnë klube të tjerë anglezë.
Juventus tashmë i ka nisur kontaktet me rrethin e Ozilit dhe një prej “emisarëve” bardhezi është Sami Khedira, shok skuadre në kombëtare si dhe te Real Madrid, ku u transferuan të dy më 2010. Skemë e ngjashme me blerjen e vetë Khedirës, për të cilin u fut “shkues” edhe Alvaro Morata, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira shoqërore midis mesfushorit e sulmuesit kur luanin te Real Madrid.
D.I.