• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alkool dhe prezervativë, pronarët e shtëpive ankohen për lojtarët e Flamurtarit

by Java News
03/06/2016 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flamurtari është gati që të marrë masa ndaj futbollistëve që mbyllën sezonin për prishje të imazhit. Në zyrat e klubit, së fundmi kanë mbërritur ankesa të shumta nga pronarët e shtëpive ku lojtarët “jabanxhinj” kanë jetuar me qira.

Nëse zakonisht jemi mësuar që të flitet për qira të padhëna, këtë herë historia është krejt e ndryshe. Pronarët këtë herë janë ankuar për rrëmujën që kanë gjetur në banesat e tyre që i patën lëshuar me qira për lojtarët kuqezinj. Gjendja e tyre pas largimit ka qenë katastrofë.

Në klub nuk duan që të zbulojnë emrat e lojtarëve “problematikë”, por burime pranë vlonjatëve pohojnë se nuk përjashtohet mundësia që të jenë edhe lojtarët kosovarë veç “jabanxhinjve” të tjerë.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për rrëmujë, papastërti apo prishje të objektiveve të shtëpisë, pasi ankesat kanë shkuar edhe më tej. Dhe ndoshta kjo është pika që shqetëson më shumë drejtuesit kuqezinj. Pasi kanë ikur këta lojtarë, pronarët e shtëpive kanë gjetur shishe birrash dhe pijesh të tjera alkoolike, madje edhe prezervativë.

Konfirmimi – Administratori Sinan Idrizi ka konfirmuar për “Panorama Sport” se në klub kanë mbërritur ankesa nga pronarët e shtëpive. Numri një i skuadrës së Flamurtarit tha se këto veprime kanë prishur imazhin e klubit dhe në këto kushte do të ketë masa ndëshkuese ndaj tyre.

“Kam informacion se disa lojtarë i kanë lënë shtëpitë në mënyrë të çrregullt dhe u janë gjetur në shtëpi edhe pije alkoolike pa fund. Nuk mund të tallen dot me Flamurtarin ata. Do të ketë masa ndaj tyre për prishje të imazhit të klubit”, u shpreh shkurtimisht administratori për gazetën.

Masat – Drejtuesit e klubit janë të vendosur për të ndëshkuar lojtarët që kanë lënë shtëpitë në kushte të papërshtatshme. Mësohet se masat ndaj tyre do të jenë ekonomike dhe administrative.

Ndërsa nuk bëjnë të ditur emrat e lojtarëve për arsye të etikës, krerët e Flamurtarit bëjnë me dije se ndaj tyre do të ketë gjoba financiare, parà që pritet që t’u mbahen nga pagat e pamarra.

Por një tjetër variant është ai i ndjekjes së tyre penalisht. Burime pranë klubit kuqezi sqarojnë se nuk mund të përjashtohet që futbollistët “rrëmujaxhinj” të çohen edhe në gjykatë. Nëse kjo do të ndodhë, atëherë akuza do të jetë për “prishje të imazhit të Klubit të Futbollit Flamurtari”. Panorama Sport

Next Post

Çako në samitin e policive të vendeve të OKB-së në New York

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

“Prania Besnike”, zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

September 19, 2026
Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com